Rrusta e PSD-së: E pabesueshme sesi është boshatisur narracioni i LVV-së - NACIONALE

Rrusta e PSD-së: E pabesueshme sesi është boshatisur narracioni i LVV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka shkruar një status për Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një statusi në Facebook, Rrusta ka thënë se nuk i besohet se si është boshatisur narracioni i LVV-së.

E pabesueshme sesi është boshatisur narracioni i LVV. As përfaqëson diçka a dikënd, as nuk ka potencial trasformues, as ndërhyrës. Bosh.” – ka shkruar Rrutsa.

Me tutje, ajo ka shkruar se sa e pa vlerë është çdo fjalë e zyrtarëve të partisë në fjalë.

Çkado që thua nuk ka rëndësi, sepse asgjë nuk tokëzohet me realitetin e as premtimin për ndryshim. Pastaj, nuk ka rëndësi as se cila figurë politike nga ata del në media. Të gjithë e luajnë/prekin veç një notë (tingull). Ato e ata nuk besojnë në atë që e flasin. I ngrehin fjalët zhag, pa pikë vullneti.

Pos kritikës që nuk po dalin për ballafaqim në media, duhet shtu edhe faktin që edhe kur dalin nuk japin diçka të re, apo mbrojtje të denjë”, ka shkruar Rrusta.

Lajme të ngjashme