Abdixhiku viziton familjen nga Novobërda e cila merret me biznes familjar: Po kuptojmë sfidat e çdo biznesi - NACIONALE

Abdixhiku viziton familjen nga Novobërda e cila merret me biznes familjar: Po kuptojmë sfidat e çdo biznesi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka vizituar sot familjen Ibrahimi nga komuna e Novobërdës. Familja Ibrahimi siç njofton Abdixhiku merert me biznesin e tyre familjar kryesisht me përpunimin e lajthive e arrove.

Sipas Abdixhikut takimi me këto biznese po i mundëson atij të kuptoj sfidat me të cilat përballen bizneset, si ato të mëdhat poashtu edhe të vogëlat.

E plotë:

Javën e fillova me ciklin e vizitave në biznese familjare. Vizitova sot profesor Alixhemal Ibrahimin dhe djalin e tij Ervinin, të cilët tash e 3 vjet merren me përpunimin e arroreve, kryesisht lajthive, në biznesin e tyre familjar “Pelini’s”. I pari profesor i gjuhës shqipe, i dyti, magjistër i shkencave politike në Norvegji. Të dy, babë e bir, të përkushtuar në biznesin familjar të ri.

Me plantacionin e tyre në Novobërdë e me shitoren e tyre në Ulpianë, ky biznes familjar arrin të prodhojë produkte vendore të shëndetshme - nga gjalpi e deri te vaji i lajthisë. Potenciali i tyre i rritjes dhe i eksportit është marramendës.

Nga këto takime po kuptojmë sfidat e çdo biznesi - të madh e të vogël në Kosovë, sikurse ky sot. Shuarja e burokracisë, nxitja e punimit të tokës, nxitja e mbjelljeve, vjeljeve e grumbullimit të produkteve - më pas përpunimi e brendimi i tyre për tregje deri në Evropë, do të jenë disa nga politikat tona në sektor.

Në Kosovë ka pasur gjithmonë biznese familjare. Ato kanë qenë gjithmonë shpirti i ekonomisë vendore. Janë mbajtur familje, janë shkolluar fëmijë e u është dhënë mjaft shoqërisë. Tek to duhet ta kthejmë fokusin politik sot. Politikat e tjera, të ankimit në të shkuarën, sharjeve e fyerjeve, nuk bëjnë zgjidhje sot. Kosova mundet më shumë.

Lajme të ngjashme