Abdixhiku takohet me ambasadorin turk, flasin për qëndrimet e LDK mbi zhvillimet aktuale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me ambasadorin e Turqisë, Tunç Angili.
Në njoftimin nga LDK-ja u bë e ditur se Abdixhiku ka njoftuar ambasadorin Angili për qëndrimet e partisë së tij mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend.
“Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Angili për qëndrimet e LDK-së mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimin e raporteve mes shteteve tona duke pasur parasysh rolin e shtetit turk në mbështetjen e vazhdueshme në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të Kosovës.” – thuhet në njoftim.
