Abdixhiku në drekë me ambasadorin italian: Qeveria Kurti ka përgjegjësi për vendimet e pakoordinuara në veri - NACIONALE

Abdixhiku në drekë me ambasadorin italian: Qeveria Kurti ka përgjegjësi për vendimet e pakoordinuara në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku është mirëpritur në një drekë pune nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, z. Antonello De Riu.

Gjatë kësaj dreke pune, LDK-ja thotë se është diskutuar për situatën në veri dhe nevojën për “gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme.”

Abdixhiku ka përsëritur sërish rëndësinë që ka bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, derisa ka theksuar edhe “përgjegjësinë e Qeverisë për vendimet e pakoordinuara në veri”.

Kujtojmë se BE-ja ka konfirmuar se janë marrë dhe do të merren edhe masa të reja ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri të vendit.

Megjithatë, as Italia por as vendet e tjera të QUINT-it nuk kanë komentuar deri tash çështjen e kidnapimit/arrestimit të policëve kosovarë nga autoritetet serbe. Në shoqërimin e z. Abdixhiku mund të shihen edhe dy zyrtaret e LDK-së, znj. Doarsa Kica Xhelili dhe znj. Jehona Lushaku.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme