Abdixhiku: Ligjin për zyrtarë publikë do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë për televizionin publik, ka folur edhe sa i përket Ligjit për zyrtarë publikë, i cili është votuar në Kuvendin e Kosovës.
Abdixhiku, ka paralajmëruar se Lidhja Demokratike të Kosovës do ta përdorë Gjykatën Kushtetusese si indtrument për ta ndalur këtë Ligj.
“Do të dërgojmë ligjin për zyrtarë publikë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai në RTK. Sipas tij Ligjit për paga i mungon koeficienti, edhe pse buxheti është ndarë.
Me datë 22 të këtij muaji Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zyrtarët publikë. 62 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e këtij ligji, prej tyre 58 kanë votuar për, dhe katër kanë abstenuar.
Vota kundër nuk ka pasur ndërsa tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK të cilat nuk kanë marrë pjesë në votim.
