Arrestohet gruaja që dyshohet se vrau të moshuarën në Dragash - NACIONALE

Arrestohet gruaja që dyshohet se vrau të moshuarën në Dragash

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Është arrestuar gruaja që dyshohet ta ketë vrarë të moshuarën në fshatin KukDragashit.

Kështu ka konfirmuar para pak çastesh Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate për media.

Sipas të njëjtës mësohet se N.A, e ka goditur disa herë me mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, ka arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës.

Në rastin konkret e njejta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”.

Lajme të ngjashme