Abdixhiku; Largimi i mjekëve është problem kombëtar
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka rikthyer në vëmendjen ikjen e mjekëve kosovarë dhe jo vetëm.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai ka ftuar autoritetet që të marrin hapa drejt rritjes së pagave, pasi sipas tij, është koha e duhur.
"Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave - koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorēve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
