Abdixhiku: Kurti bëri lëshime më shumë se të gjithë para tij
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti, ka bërë më shumë lëshime se ata që kanë qenë në pushtet para tij.
Abdixhiku në Klan Kosova ka thënë se kryeministri Kurti ka ndërtuar “kauza të rrejshme” për vite me radhë.
“Kurti, duke ndërtuar kauza të rrejshme ka mashtruar me vite të tëra, dhe në fund i theu të gjitha, bëri lëshime që nuk i kishte bërë askush më parë, me c’rast i bëri dëm të thellë vendit.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, mes tjerash Abdixhiku në këtë intervistë tha se Kosova nuk e ka shfrytëzuar mirë momentumin kur ndërkombëtarët janë investuar dukshëm në dialogun mes dy vendeve.
“Këtë momentum, duhej ta shfrytëzonim mirë për interesat e Kosovës. Ajo që bëmë ne, ndoshta më së miri e paraqet raporti i ambasadorit në ShBA, Ilir Dugollit. Ai raport flet qartë për relacionet e Kosovës me ShBA-të. Pra në këto relacione ne kishim një marrëdhënie brutale, të moskoordinimit jo vetëm në politikën ndërkombëtare, po edhe refleksion prej politikës së brendshme.” – tha ai.
