Abdixhiku ia shpalos ambasadorit të BE-së planin 7 pikësh të LDK-së, për zgjedhjen e krizës në veri - NACIONALE

Abdixhiku ia shpalos ambasadorit të BE-së planin 7 pikësh të LDK-së, për zgjedhjen e krizës në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së, Szunyog, me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.

Sipas njoftimit të LDK-së, Kryetari Abdixhiku, ia ka shpalosur ambasadorit të BE-së, planin 7 pikësh të LDK-së për dalje nga kriza në veri, si dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

E plotë:

Kryetari Abdixhiku pret në takim ambasadorin e BE-së, Szunyog

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.

Në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit mes

Kosovës dhe BE-së dhe se rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik.

Kryetari Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit Syunzog planin 7 pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi.”

Lajme të ngjashme