Abdixhiku i fton prishtinasit në takim: Do t’i prezantojmë kandidatët për deputetë nga Prishtina - NACIONALE

Abdixhiku i fton prishtinasit në takim: Do t’i prezantojmë kandidatët për deputetë nga Prishtina

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për një takim me qytetarët e Prishtinës më shtatë nëntor.

Në shkrimin e tij, Abdixhiku ka treguar se në këtë takim do të prezantohen kandidatët për deputetë nga Prishtina për zgjedhjet e ardhshme kombëtare.

Abdixhiku ka vlerësuar se “shpresa e ka gjetur rrugën”.

“Në këtë turne, do t’i prezantojmë edhe kandidatët e nominuar për deputet nga Prishtina për zgjedhjet e ardhshme nacionale; e nga aty, bashkë me ta do ta hapim rrugën për të ardhmen plot me dritë!” – ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme