Abdixhiku: Ftoj kryeministrin të vij të ballafaqohemi për katër vitet e tij dhe katër të mijat - NACIONALE

Abdixhiku: Ftoj kryeministrin të vij të ballafaqohemi për katër vitet e tij dhe katër të mijat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për t’u ballafaquar në debat televiziv.

Abdixhiku nga “Rubikon” i “Klan Kosova” propozoi që të zhvillohet një debat i hapur i programeve për arsim, shëndetësi, mbrojtje.

Mediat nuk bojkotohen në fushatë. Vjen zotri si unë këtu, ballafaqohesh me njerëz, pa e ditur se kë e ki përball deri në momentin e fundit. E ftoj të vij të ballafaqohet me mua për projektet e ardhshme. Të flasim për të ardhmen e Kosovës. Le t’i shtrojë katër vitet e ardhshme të tij me katër vitet e ardhshme të mijat. Le të flasim për arsim, shëndetësi, mbrojtje. Le të zgjedh vendin, datën, kohën, madje le të thirr edhe publik nëse ka nevojë për mbështetje morale.” – tha ai.

Kreu i LDK-së i bëri thirrje pushtetit që ta prezantojnë “një projekt të vetëm’’.

Abdixhiku, tutje foli edhe për votat e diasporës. Meqenëse tashmë ka filluar votimi nga ky trup votues.

I pari i LDK-së është shprehur i bindur se LDK ka arritur të sigurojë të paktën 40 mijë vota të mërgatës në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë intervistës në “Rubikon”, kreu i LDK-së tha se kjo është e bazuar në mbështetjen e treguar për Lidhjen Demokratike përgjatë tubimeve dhe punës së madhe.

Ne jemi të bindur që së paku 40 mijë vota – përjashto gabimet eventuale – vota është demokratike, s’e paragjykoj, por në bazë të tubimeve, takimeve dhe punës së madhe që kemi bërë në ftimin e tyre dhe përgjigjën që na është dhënë, ne jemi të bindur që 40 mijë vota do të jenë nga mërgata në zgjedhjet e ardhshme, që është dhjetëfishim i votave që kemi marrë ne vitin 2021”, deklaroi Abdixhiku.

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, u zotua për rritje të koeficientit në 150 që në javën e parë të qeverisjes.

Abdixhiku tha në “Rubikon” se rritja do të prekë secilin njëri që merr pagë prej buxhetit të Kosovës.

“Vendimi i parë i imi në javën e parë të qeverisjes do të jetë koeficienti 150. Që do të thotë, çdo polic i Kosovës që qartë sot ka probleme me pagat e tyre, çdo mësues, çdo shërbyes civil i Kosovës, çdo zjarrfikësit, secili njëri që merr pagë prej buxhetit të Kosovë, pagat do t’iu rriten me koeficient 150”, deklaroi ai.

Kreu i LDK-së shtoi se “në mesatare i bie çdo muaj nga 200 euro më shumë.”

Marrëveshjet

Abdixhiku ka cilësuar si “të dëmshme për interesin qytetar të Republikës së Kosovës” marrëveshjet e arritura nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë një interviste në “Rubikon”, ai shtoi se këto marrëveshje “e zhbëjnë rendin kushtetues të Kosovës.”

“Në pikëpamjet tona të diskutimit të brendshëm dhe në komunikim ndërkombëtar, marrëveshjet e arritura gjatë kësaj periudhe janë të marrëveshje të dëmshme për interesin qytetar të Republikës së Kosovës. Pra, thënë më thjesht, e zhbëjnë rendin kushtetues të Kosovës. Do të punojmë që në komunikimin tonë më Ëashington të kemi një gjasë të pëmirsojmë dëmet e mëdha të shkaktuar për Republikën e Kosovës.” – tha Abdixhiku.

Lajme të ngjashme