Abdixhiku del t'u tregojë votuesve të vet se e ka përnjëmend që LDK-ja rri në opozitë, qe qysh - NACIONALE

Abdixhiku del t'u tregojë votuesve të vet se e ka përnjëmend që LDK-ja rri në opozitë, qe qysh

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

Numrat – përkatësisht mungesën e tyre – del t’i ketë marrë tejet seriozisht kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Për ato numra që i ka, 20 mandate, Abdixhiku është nisur në një tur të ri pas-zgjedhor për të falënderuar votuesit,

Një mesazh si qëndrim duket të prodhohet nga to: rrimë në opozitë.

Jo pak indinjatë ka shkaktuar Abdixhiku me qëndrimet e veta – sipas tij, besnikërore ndaj fjalës së dhënë zgjedhore te elektorati i vet – te votuesit e tri partive tjera opozitare: PDK-së, AAK-së dhe Nisma-s.

Këta të fundit pa LDK-në mbeten pa shkëndijë shprese në prospektin për të krijuar numra pas një dështimi eventual të Vetëvendosjes për të bërë shumicë parlamentare për të ndërtuar qeveri: në ç’rast mandatari i kalon të dytit në rezultat zgjedhor.

Me numërat e prodhuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit, matematika nuk del të matematikojë në asnjë aritmetikë parlamentare.

Abdixhiku, me ç’merr vesh Nacionale, në takimet që ka zhvilluar me krerët tjerë nga partitë ish-opozitare, u ka rikonfirmuar në person atë që e ka shqiptuar publikisht: se LDK-së elektorati i ka dhënë sa i ka dhënë, i.e, pak numra, që përkthehen në të qëndruarit në opozitë.

Po dua me respektu votuesin, për ato fjalë që i kemi thënë”, tha dje nga Llapi kreu i LDK-së, që linte të nënkuptohej se qëndrojnë në opozitë.

“Nuk kthehemi mbrapa, mos u brengosni për atë punë”, vazhdonte ai.

Me tre a katër deputetë të vet kundër këtij rigjiditeti të Abdixhikut, ky i fundit del të ketë një shumicë dërmuese prapa vetes në qëndrimet e veta.

Ka prej tyre, si Anton Quni, që publikisht kanë dalë pro hyrjes në qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje – në kontradiksion të qëndrimit të kryesisë, por edhe prej tyre që janë në favor të koalicionimit me PDK-në dhe AAK-Nismën.

Qortimi publik i Hamzës ndaj Abdixhikut...

...Ka përgjegjësi dhe adresë...[LDK-ja].

Një ditë para takimit me Abdixhikut, hartë ku të kërkohet faji nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, i nominuari i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e dha partinë e tretë për nga rezultati zgjedhor: për të cilin pati ftesë, dhe porosi në tingëllim vërejtjeje.

Hamza në “Debat Plus” foli se PDK-ja “nuk mbyll udhë” duke e dhënë për dallim qëndrimin e partisë së vet karshi llogores së qëndrimeve paralektorale të LDK-së se nuk hynë në qeveri pa e marrë postin e kryeministrit.

Vështrim krejt tjetër nga Lumir Abdixhiku – i cili njëkohësisht po ipte intevistë në “Rubkon” të Klan Kosovës – artikuloi gjerë e gjatë Hamza.

Në një moment: Hamza u duk t’i çojë porosi Abdixhikut, për të cilin tash e një muaj ka ftesë për të biseduar në skenarin e pamundësisë së Vetëvendosjes për të krijuar shumicë parlamentare dhe ndërtuar qeveri; rrjedhimisht në kalimin e mandatarit te partia e dytë.

Nëse kjo nuk funksionon (atëherë) vjen te situata e tretë, që nuk është e mirë për vendin, jo e shëndetshme: zgjedhjet (e reja). Por, kur shkohet në zgjedhje ka përgjegjësi edhe adresë kush ka kontribu që vendi me shku në zgjedhje, që vendi mos m’e pas institucioneve, që me pas vakum institucional, mu prolongu çështjet”, tha Hamza.

Abdixhiku – simultanisht – e shihte krejt këtë “premature...e madje edhe naive” për çka shprehej i bindur se për çka po flet Hamzaq është “katër-pesë muajshe...tetë muajshe”.

Dhe, sipas tij, ai në vështrimin e vet po shprehte “realizëm” ndërsa – pa iu referuar në emra – Hamza dhe të tjerët (Ramush Haradinaj) ishin në “dëshira”.

Lajme të ngjashme