Abdixhiku bën homazhe tek varri i Rugovës: Ishte shqiptari më i madh i historisë së popullit të Kosovës
Sot janë bërë 17 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë sot homazhe tek varri i tij, duke thënë se se ai ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës.
Abdixhiku në një prononcim për media ka thënë se Rugova ishte prijësi ikonik i Lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve.
“Sot më 21 janar, shënojmë dhe nderojmë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Tani e 17 vite s’është mes nesh, por gjurmët e tij dhe trashëgimia e tij politike vazhdon të jetë qenësore dhe për ne dhe qytetarët e Republikën e Kosovës. Ibrahim Rugova ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës dhe prijësi ikonik i Lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve. Ishte shqiptari më i madh i historisë së popullit të Kosovës, dhe përpjekja e tij angazhimi për liri dhe pavarësi ishte suksesi më i madh historik i shqiptarëve dhe vet popullit të Kosovës”, ka thënë ai.
Kujtojmë, se homazhe tek varri i Rugovës sot kanë bërë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me Kryeminsitrin Albin Kurti.