Abazi pas intervistimit nga Prokuroria: Kur palaçoja bëhet mbret, mbretëria bëhet cirk - NACIONALE

Abazi pas intervistimit nga Prokuroria: Kur palaçoja bëhet mbret, mbretëria bëhet cirk

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, sot është intervistuar nga Prokuroria Sepciale në lidhje me akuzat që i ka hedhur ditë me parë në një konferencë për medie në hollin e Kuvendit.

Në një konferencë për gazetarë, ai ka thënë se arsyeja e shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit të komisionit është për faktin se ai guxon që të hapë tema dhe të bëjë pyetje kritike për shoqërinë.

Abazi nuk ka dhënë ndonjë hollësi në lidhje me intervistimin nga prokuroria, mirëpo ka thënë se nuk do të heshtë pavarësisht nga presionet dhe kufizimet që mund t'i ketë.

Nuk mundem me dhanë asnjë informacion për këtë çështje, meqenëse janë çështje të hetuesisë dhe prokurorisë. Ajo që them unë, nuk do të ndalem që pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizmin e të drejtave të mia si deputet e qytetar në realizimin e qëllimeve të mia në një shoqëri normale. Pjesa tjetër është politike, mund ta kuptoni që presioni mund të shkojë në drejtime të ndryshme. Ajo që mund të them, që shkarkimi im si kryetar i komisionit vjen për shkak të guximit tim për të hapur tema dhe për të shtruar pyetje kritike për shoqërinë tonë”- ka thënë Abazi,.

Deputeti Abazi ka theksuar se shkarkimi i tij nga kryeministri Albin Kurti vjen si rezultat i kryerjes së punës së tij, sipas betimit që e ka bërë në parlament.

"Ajo që duhet të kuptoni është që, kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus. Ne e kemi bërë punën tonë për ndryshimin, që të vijë drejtësia në vend. Kjo që po ndodh tani, përfshirë edhe shkarkimin e Kurtit, është si rezultat i kryerjes së punës sipas betimit tim në parlament. Unë nuk kam heshtur në të kaluarën e nuk do të hesht as tash”- ka thënë tutje Abazi.

Çka tha kryeministri Kurti për akuzat e Haki Abazit?

Më në fund ka folur për akuzat që i ka ngritur deputeti dhe ish-zëvendësi i tij, Haki Abazi, lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Kurti i ka hedhur poshtë akuzuat, teksa zhdukja e mostrave po vazhdon që të debatohet me të madhe.

Ai ka thënë se ato që i ka thënë Abazi, nuk janë të vërteta dhe se për këtë çështje edhe përgjigjur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësisë. VV-ja është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”- ka thënë ai.

Avokati, Tomë Gashi ka thënë se Prokuroria është jo transparente në raste të rënda në Kosovë, pasi e njëjta nuk e ka lejuar atë të marrë pjesë gjatë intervistimit të deputetit Haki Abazi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Prokurori i rastit, Afrim Shefkiu, nuk e ka lejuar atë që të marrë pjesë në intervistimin e dëshmitari Haki Abazi.

Gashi ka thënë se arsyeja se pse nuk i lejohet pjesëmarrja e tij, është për faktin se pyetjet e tij mund të jenë të vështira.

Prokuroria jo-Transparente në rastin më të rëndë në Kosovë. Prokurori i Rastit z.Afrim Shefkiu, ka vendosur që mos të më lejoj të marr pjesë në marrjen në pyetje të dëshmitarit z.Haki Abazi, Ndoshta për shkak se kështu e ka më lehtë sepse unë kam pas pyetje të vështira për deputetin Abazi e të cilat Prokurori ka mundur ti paramendoj por nuk ka mund t’i dijë”, ka shkruar Abazi.

Çka tha Abazi?

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, u intervistua të martën nga Prokuroria Speciale, pas deklaratave të tij lidhur me vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit. Në mesin e personave që Abazi i kishte përmendur, ishte pikërisht Flutura Goga.

“Ka monitorim 24-orësh në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe nuk besoj se kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Mendoj se Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurtin, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti Dehari është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve dhe këtij vendi që kërkon drejtësi e platforma e VV-së ishte punë e drejtësi. Drejtësia duhet të dalë në dritë, të gjitha rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”- ka thënë deputeti Abazi.

Sipas Abazit, në IML ka edhe kamera të sigurisë që dëshmojnë secilin veprim që mund të jetë kryer.

“Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Hulumtimi im i fundit ka sjellë te shkarkimi nga posti i kryetarit të Komisionit të Jashtëm dhe anatemimi brenda Vetëvendosjes. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos thotë asnjë fjalë? Ne si shoqëri, si deputetë, nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë. Ne duhet ta kryejmë punën tonë për ta kryer këtë deri në fund. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi, i ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera. IML-ja është 24 orë e monitoruar me kamera”- ka thënë Abazi.

Lajme të ngjashme