Prokuroria s’e lejon Tomë Gashin të marrë pjesë gjatë intervistimit të Haki Abazit
Avokati, Tomë Gashi ka thënë se Prokuroria është jo transparente në raste të rënda në Kosovë, pasi e njëjta nuk e ka lejuar atë të marrë pjesë gjatë intervistimit të deputetit Haki Abazi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Prokurori i rastit, Afrim Shefkiu, nuk e ka lejuar atë që të marrë pjesë në intervistimin e dëshmitari Haki Abazi.
Gashi ka thënë se arsyeja se pse nuk i lejohet pjesëmarrja e tij, është për faktin se pyetjet e tij mund të jenë të vështira.
“Prokuroria jo-Transparente në rastin më të rëndë në Kosovë. Prokurori i Rastit z.Afrim Shefkiu, ka vendosur që mos të më lejoj të marr pjesë në marrjen në pyetje të dëshmitarit z.Haki Abazi, Ndoshta për shkak se kështu e ka më lehtë sepse unë kam pas pyetje të vështira për deputetin Abazi e të cilat Prokurori ka mundur ti paramendoj por nuk ka mund t’i dijë”, ka shkruar Abazi.
