Haki Abazi mbërrin në Prokurorinë Speciale - NACIONALE

Haki Abazi mbërrin në Prokurorinë Speciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ambientet e Prokurorisë Speciale në Prishtinë ka mbërritur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi. I njëjti pritet të intervistohet nga ana e prokurorisë për deklaratat e tij rreth zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë së IML-së.

I pranishëm ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit në Prokurori.

Kurti po vazhdon të hesht për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Në anë tjetër, dyshime të reja janë theksuar nga pushteti.

Menjëherë pas akuzave të Abazit, deklarata të çuditshme kishte dhënë ministrja Albulena Haxhiu. Ajo kishte hedhur dyshime se pamjet e kamerave që tregojnë se kush hyri në dhomën ku gjendeshin mostrat e rastit Dehari mund të mos ekzistojnë.

Ndërkaq, kishte thënë se deklarimet e Abazit janë tendencioze dhe të pabaza.

Dhe duke qenë e shqetësuar me deklaratat që ai ka dhënë, ndonëse unë e di që janë tendencioze, janë akuza të pabaza, megjithatë unë menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit që i njëjti t’i dërgojë deklaratat e tij në Prokurorinë Speciale, sepse siç jeni në dijeni Prokuroria Speciale është aktualisht duke trajtuar rastin të cilën e kemi dërguar para pak kohësh që ka të bëjë me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit” – kishte thënë ajo.

Lajme të ngjashme