Abazi i VV-së shqetëson opinionin: Nga dëshpërimi i Brukselit, Kurti e uli një deputet tjetër në ulësen time në Kuvend - NACIONALE

Abazi i VV-së shqetëson opinionin: Nga dëshpërimi i Brukselit, Kurti e uli një deputet tjetër në ulësen time në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka denoncuar një rast në Facebook që i ka ndodhur sot atij në Kuvend. Ai thotë se ia kanë zënë ulësen e Kuvendit dhe ka orkestuar një përplasje fizike me deputetin e VV-së, Salih Zyba.

Abazi ka thënë se kur ka shkuar sot në seancën në Kuvend, deputeti tjetër i VV-së, Besim Muzaqi, ishte ulur në vendin e tij dhe i ishte larguar kartela nga aparati.

Krejt kjo sipas Abazit, ka ndodhur me urdhër të kryeministrit, Albin Kurti dhe nuk ka marrë ndonjë paralajmërim nga shefja e deputetëve të VV-së, Mimioza Kusari-Lila të cilën përsëri e ka quajtur “Çadra e Gadafit".

“Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelen time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!” – ka thënë Abazi.

Më tej, ai ka thënë se kjo gjë u bë për të mbuluar dështimin në Bruksel dhe për të çuar në një përplasje fizike me deputetin Salih Zyba.

Si duket për të mbuluar dështimin në Bruksel të një rezultati negativ që ka orientuar procesin drejt ose kompromisit që e dështon rendin kushtetues të vendit ose e izolon Kosovën nga perendimi, deshën sot në Kuvendin e Kosovës të orkestrojnë një skandal e pëprlasje fizike me Sali Zybën. Asnjë kuptim tjetër nuk kishte prezenca e përforcuar e Zybës. Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshprues dhe veprim fëmijësh.

“Nuk ka rëndësi ku ulem, në cilën pjesë të parlametit apo nê cilin kapacitet do të flas, unë jam betuar për të thënë të vertetën dhe për të mbrojtur interesin publik të vendit tim.

Albini nuk na paska kenë ndryshimi, Albini është vazhdimi.” – përfundon shkrimi i tij.

Lajme të ngjashme