Abazi i VV-së: Serbia afroi mbrëmë ushtrinë pranë kufirit të Kosovës, Vuçiq ka mbrapa Rusinë e Kinën
Aktivisti i shquar i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka komentuar situatën politike në veri të Kosovës në terme mjaft shqetësuese.
Abazi pretendon se presidenti i Serbisë ka afruar ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe mbrëmë pranë kufirit të Kosovës. Një lajm i tillë është ende i pakonfirmuar megjithëse është raportuar në disa medie jokredibile.
Zëvendës-kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka thënë se Vuçiq po sfidon (sic) “njëkohësisht Kosovën dhe fuqitë perëndimore me qëndrimet dhe veprimet e tij, dhe ka nga mbrapa Rusi e Kinë.”
Duhet kujtuar se lidershipi serb para pak kohe bëri me dije se do të shqyrtonte vendimin për të futur 1000 trupa të sigurisë në veri të Kosovës në mbështetje të Rezolutës 1244 të OKB-së. Dje u raportua se Serbia madje edhe po kërkonte përkrahje diplomatike për një veprim të tillë.
Për fat të mirë, gjërat duket se po eskalohen pas paraqitjes së mbrëmshme televizive nga presidenti serb Vuçiq ku nuk përdori gjuhë luftënxitëse si rëndom.