Abazi i VV-së rikthen fjalën "Zajednicë": Ta imponosh atë, nënkupton t'i mohosh Kosovës historinë dhe të ardhmen
Zëvendëskryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka bërë një status në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka rifutur në përdorim termin “Zajednicë” për të folur mbi Asociacionin, derisa pretendon se imponimi i një gjëje të tillë do të thotë “t’i mohosh Kosovës historinë dhe të ardhmen e saj.”
Ditë më parë, Vetëvendosje kishte publikuar edhe një videospot në të cilin tregonte atë që pretendohet të jetë konsistencë në qëndrime e Kurtit për çështjen në fjalë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara (ShBA) përmes ambasadorit Hovenier por edhe zyrtarëve tjerë së fundi i kanë kërkuar Kosovës që ta zbatojë marrëveshjen për Asociciacionin.
Madje, z. Hovenier e quajti një gjë të tillë “kërkesë specifike e urgjente”.
