AAK i reagon Ramabajës: UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare - NACIONALE

AAK i reagon Ramabajës: UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, i cili ka theksuar se krijimi i Asociacionit është e vetmja rrugë për të arritur te marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

E këto fjalë e kanë nervozuar z. Ramabajën, i cili e kritikuar Haradinajn.

Madje ai ka shkruar se z. Haradinaj është devalvuar dhe deklarohet në këtë mënyrë pa “çarë kokën për historinë personale”.

Pas kësaj ka reaguar drejtori për informim i AAK-së, Lulëzim Blaka, i cili ka thënë se çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së luftëtarëve dhe dëshmorëve në shoqërinë sonë.

“Shpirti fisnik i atyre që luftuan dhe atyre që ranë që ne të kemi liri dhe mundësi për të jetuar, shkruar e punuar, iu thërret shekujve. Çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së tyre në shoqërinë sonë. UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare. Le të mos harrojmë mësimet dhe idealet e luftës së saj, sepse ato vazhdojnë të na frymëzojnë të përpiqemi për të ardhmen, por edhe të na mallkojnë kur i shkelim dhe përdhosim.” – ka shkruar Blaka.

Ai tuje ka thënë se ne duhet të bëhemi pjesë e ndryshimit kundër padrejtësive të përditshme, goditjeve kundër sistemit demokratik, që regjimi i Kurtit po i bënë para syve tonë.

Ne mund të bëhemi pjesë e ndryshimit duke ngrehur zërin kundër padrejtësive të përditshme, goditjeve kundër sistemit demokratik, që regjimi i Kurtit po i bënë para syve tonë. Të bashkohemi kundër të keqes, për një të ardhme që nderon sakrificat e të parëve tanë dhe ofron shpresë e mundësi për të gjithë.” – ka shkruar ndër të tjera Blaka.

Postimi i plotë i tij:

(Në vend të përgjigjes për Ramabajën dhe ramabajët e tjerë të regjimit të Kurtit)

Shpirti fisnik i atyre që luftuan dhe atyre që ranë që ne të kemi liri dhe mundësi për të jetuar, shkruar e punuar, iu thërret shekujve. Çdo ditë shohim e prekim ndikimin e pashlyeshëm të trimërisë dhe mençurisë së tyre në shoqërinë sonë. UÇK është pasuri e trashëgimisë shqiptare. Le të mos harrojmë mësimet dhe idealet e luftës së saj, sepse ato vazhdojnë të na frymëzojnë të përpiqemi për të ardhmen, por edhe të na mallkojnë kur i shkelim dhe përdhosim.

Medoemos që duhet të mbështesim idealet e lirisë dhe demokracisë, parime për të cilat ata derdhën gjakun dhe u ndanë nga gjymtyrët e tyre. Mbështetja e politikave dhe programeve që nxisin sundimin e ligjit, arsimimin dhe zhvillimin ekonomik është e vetmja mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin për ta dhe për të nderuar veprën e tyre.

Ne mund të bëhemi pjesë e ndryshimit duke ngrehur zërin kundër padrejtësive të përditshme, goditjeve kundër sistemit demokratik, që regjimi i Kurtit po i bënë para syve tonë.

Të bashkohemi kundër të keqes, për një të ardhme që nderon sakrificat e të parëve tanë dhe ofron shpresë e mundësi për të gjithë.

Lajme të ngjashme