Ramabaja kritikon Haradinaj: Keqardhje, çfarë t’i thuhet këtij devalvimi të legjendës sonë? - NACIONALE

Ramabaja kritikon Haradinaj: Keqardhje, çfarë t’i thuhet këtij devalvimi të legjendës sonë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, i cili ka theksuar se krijimi i Asociacionit është e vetmja rrugë për të arritur te marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

E këto fjalë e kanë nervozuar z. Ramabajën, i cili e kritikuar Haradinajn.

Madje ai ka shkruar se z. Haradinaj është devalvuar dhe deklarohet në këtë mënyrë pa “çarë kokën për historinë personale”.

“Por, çfarë t'i thuhet këtij (vet)devalvimi të legjendës sonë?

Si kalorës fisnik ai lë Kështjellën e Lirisë [Dukagjinin], pa disiplinuar mirë as hapin, defilon n'parketin e diplomacisë, përvetëson gjuhën e oportunitetit ekstrem të "këshilltarëve të tij" dhe pa çarë kokën as për historinë personale, deklarohet kështu si është deklaruar!

Keqardhje!” – shkruan ai.

Lajme të ngjashme