A po vdes “Ballkani i Hapur”, nisma që e bëri lëmsh Ballkanin Perëndimor? - NACIONALE

A po vdes “Ballkani i Hapur”, nisma që e bëri lëmsh Ballkanin Perëndimor?

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Në kuadër të Procesit të Berlinit, gjashtë vendet e Ballaknit Perëndimor dje kanë nënshkruar tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur marrëveshjen për njohjen reciproke të letërnjoftimeve që mundëson lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Nga Prishtina në Sarajevë dhe nga Sarajeva në Prishtinë do të mund të udhëtohet vetëm me letërnjoftime, që është lajm shumë i gëzueshëm për dy vendet tona”, tha Kurti në konferencën për media.

Njohësit e çështjeve politike në Ballkan janë të ndarë rreth asaj se nëse rikativizimi i Procesit të Berlinit nga Gjermania, e zhvlerëson nismen rajonale nga vete shtetet anëtare, “Ballkani i Hapur”.

Procesi i Berlinit vs Open Balkani

Për analistin Xhevdet Pozhari riaktivizmi i Procesit të Berlinit tregon se inciativa Ballkani i Hapur ishte i dështuar që në fillim.

Në një përgjigje për gazeten Nacionale, Pozhari e quajti paradoks kërkesen ndaj Kosovës për t’iu bashkuar “Open Ballkanit”.

Ballkani i Hapur" i hapur ishte një iniciativë e dështuar që në start. Veçanërisht kur dihet se "Procesi i Berlinit", ndër të tjera, ngërthen edhe komponentë të një ideje si "Ballkani i Hapur" që përkrahej me ngulm nga dyshja Rama - Vuçiç. Paradoksi qëndronte në trysninë që bëhej ndaj Kosovës, në veçanti kur të gjitha partitë pa dallim deklaronin se problemi midis Kosovës dhe Serbisë mbi të gjitha është politik, e jo ekonomik”, tha Pozhari.

Tutje Pozhari e kritikoi insistimin e kryeministri shqiptar për ta jetësuar nismën “Ballkani i Hapur”.

Vetëm Edi Rama i verbuar nuk e shihte atë për të cilën të gjithë ishim koshientë: cila është arsyeja që Serbia të jetë kaq këmbëngulëse në një ide të tillë, ku tentohej të përfshihej edhe Kosova, ndërsa në anën tjetër të jetë bllokuese dhe agresive ndaj secilit hap që vendi ynë e hedh në arenën ndërkombëtare. Në këto rrethana, dëshmohet se Edi Rama mbetet një aventurier i papjekur në politikë, i cili nga kompleksi që të duket sa më mendjehapur e dëshmon të kundërtën, se sa mendjengushtë është kur bëhet fjalë për projekte që e përfshijnë interesin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, komentoi ai.

Ndryshe nga Pozhari, për “Open Ballkanin” mendon analisti nga Tirana, Julian Zyla. Nismen rajonale ekonomike nga Rama, Vucic e Zaev e quan si mundësi bashkëpunimi për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një përgjigje për gazeten Nacionale, ai thotë se Ballkani i Hapur ishte një mundësi për zgjidhjen e konflikteve mes shteteve pjesëmarrëse.

Nismat rajonale kanë efektshmëri të provuar në praktikën ndërkombëtare. Për Ballkanin Perëndimor, nisma të organizuara nga partnerët perëndimorë apo nga vendet pjesëmarrëse janë mundësi konkrete për bashkëpunime, marrëveshje apo përparim de facto drejt zgjidhjeve të mundshme politike mes vendeve”, tha Zyla.

Me tutje, Zyla, tha se rikativizimi i Procesit të Berlinit nuk e minon punën e Balkanit të Hapur, duke theksuar se kjo e fundit është një mundësi e mirë për vendet pjesëmarrëse.

Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy projekte ku i dyti është frymëzuar nga i pari. Projektet nuk zëvendësojnë dhe nuk pengojnë njëra-tjetrën. Derisa synimet e Procesit të Berlinit janë të shprehura qartë, nëse vendet pjesëmarrëse krijojnë mekanizma zbatues që çojnë përpara këto synime, kjo është në favor të të gjithëve. Përparimi në secilën prej nismave vetëm favorizon bashkëpunimin në nismën tjetër. Natyrisht, vendet janë të lira të vendosin për të qenë pjesë ose jo e mekanizmave të rinj. Por, nismat rajonale, siç tregon historia e marrëdhënieve ndërkombëtare, janë shpeshherë mundësi për zhvillime pozitive”.

Përkrahja Evropiane

Kancelari i Gjeremanisë, njëherësh nikoqiri i samitit, Olaf Scholz, tha se Gjermania e përkrahë fuqishëm Procesin e Berlinit.

Ky samit tregon se dëshira e përbashkët për të arritur marrëveshje është shumë e madhe, andaj Gjermania e përkrah fuqishëm këtë proces”, tha Scholz në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjeve”, tha kancelari gjerman Scholz në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mbeshtetur Samitin e Berlinit.

Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energjinë. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike.” -shkruan presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjithashtu, kancelari federal i Gjermanisë, Scholz, ka konfirmuar në konferencën për medie pas përmbylljes së samitit se ekziston një plan i propozuar nga Gjermania për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë që kohë më parë Nacionale pati shkruar për “tollovinë” që kishte krijuar ideja e Ballkanit të Hapur, e cila kishte ndarë në dysh shqiptarët, maqedonët, malazezët e boshnjakët.

Vetëm serbët qenë të unisuar në qëndrimin pro Ballkanit të Hapur, që tashmë duket se po i bie shkëlqimi.

Lajme të ngjashme