A po rrezikojmë krizë tjetër? Pa Listën Serbe vështirë se mund të mbahen zgjedhjet në veri - NACIONALE

A po rrezikojmë krizë tjetër? Pa Listën Serbe vështirë se mund të mbahen zgjedhjet në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pranimi i Planit të BE-së dhe Ankesit për zbatim nuk kanë sjell ndonjë rezultat konkret në veri të Kosovës. Ndonëse pritjet ishin që pas dakordimeve në Ohër të fillon rikthimi i serbëve nëpër institucionet qendrore dhe lokale, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Lista Serbe, subjekti kryesore politik i serbëve lokalë në Kosovë, ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave veriore. Mospjesëmarrja e këtij subjekti politike në zgjedhjet e 23 prillit ka ven në diskutim mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Për me tepër, insistimi i institucioneve të Kosovës për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve mund të nxisë një krizë të re në atë pjesë të vendit.

Përpjekja e Kosovës për t`i mbajtur këto zgjedhje pa Listën Serbe vitin e kaluar kishte nxitur disa veprime ekstreme të serbëve, duke sulmuar me bomba zyrat e KZQ-së në komunat veriore.

Duke e parë situatën, njohësit e rrethanave politike në vend kanë thënë se e veprimi më i mirë do të ishte një shtyrje tjetër e këtyre zgjedhjeve.

Politologu serb nga Kosova Ognjen Gogiq ka thënë për gazetën Nacionale se pa Listën Serbe është vështirë të mendohet mbajtja e zgjedhjeve në veri.

Mendoj se ishte shumë herët për Beogradin që t’i lejonte serbët në veri të merrnin pjesë në zgjedhje. Më e mira do të ishte të shtyheshin edhe për disa muaj tjerë dhe të negocioheshin kushtet për mbajtjen e tyre. Beogradi duhet të shfaq qasje më konstruktive pas marrëveshjes së Ohrit, por thjesht ishte shumë herët”, ka thënë Gogiq.

Sipas tij, tentimi i institucioneve të Kosovës për të mbajtur zgjedhje atje do të haste në rezistencë.

Dyshoj që Kosova do të arrijë të organizojë zgjedhje. Do të përballet me rezistencë nga komuniteti lokal dhe me kalimin e kohës do të heqë dorë. Serbët nuk do të lejojnë që vendet e tyre të përdoren si vendvotime. Do të jetë e pamundur që të mbahen zgjedhjet nëpër tokë, etj. Nëse ndodh më e keqja do të na duhet të kemi incidente si ato në dhjetor me gjuajtje me armë.”, është shprehur Gogiq.

Ai ka bërë me dije se pa pjesëmarrjen e Listës Serbe legjitimiteti i zgjedhjeve do të ishte i cunguar.

Legjitimiteti i zgjedhjeve po ashtu do të jetë në pikëpyetje. Jo vetëm që Lista Serbe s’merr pjesë por po ashtu do të ketë dalje të ulët. Serbët do të bojkotojnë zgjedhjet dhe nuk do të votojnë. Beogradi do t’ju thotë të mos votojnë. Edhe ata që duan të votojnë do të jenë nën presion që të mos e bëjnë. Disa grupe opozitare nga komuniteti serb do të marrin pjesë në zgjedhje por shumë pak njerëz do të guxojnë që të votojnë për to.”, është shprehur Gogiq.

Njëjtë mendon edhe analisti Nexhmedin Spahiu.

Ai ka thënë se zgjedhjet nuk mund të mbahet në atë pjesë pa Listën Serbe.

Zgjedhjet mund te shtyhen prapë, varet tash se si e vlerëson situatën poltiee presidentja. Por, unë nuk besoj se do të mund të mbahen zgjedhjet tani pa pjesëmarrjen e Listës serbe. Kjo për shkak të prezencës se strukturave paralele, strukturave të armatosur në veri të Mitrovicës, të cilat janë aty. Ato nuk do t`i lejojnë njerëzit që të dalin dhe te votojnë, nëse ata nuk marrin pjesë në zgjedhje”, ka thënë Spahiu në emisionin “Interkativ”.

Spahiu ka treguar se për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve presidentja Osmani duhet të konsultohet me Listën Serbe.

Po të isha në vendin e saj nuk do ta bëjë një veprim pa pasur një dakordim edhe me Listën Serbe që zgjedhjet do të shkojnë si duhet. Për ashtu, nuk ka nevojë me u mbajt zgjedhje hiç, emëron edministrator nëpër komuna”, ka thënë ai.

Kurti kërkon që BE-ja ta dënojë Serbinë për Listën Serbe

Një ditë pasi ka përfunduar afati i KQZ-së për aplikimin e subjekteve politike për këto zgjedhje, kryeministri Albin Kurti, ka kritikuar Listën Serbe për mosaplikim.

Madje, ai ka kërkuar nga BE-ja që ta denojë Serbinë për këtë veprim.

Sipas tij, kjo është një shenjë e qartë se Beogradi ka kontroll mbi partinë në fjalë dhe ka ndërhyrje të vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës.

Në llogarinë e tij në “Tëitter”, ai ka shkruar se një gjë e tillë përbën shkelje të menjëhershme të Marrëveshjes Bazike.

Lista Serbe refuzio të marë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Repiblikës së Kosovës këtë Prill. Kjo është një shënjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjen konstante në punët e brendshme të Kosovës”, ka shkrua Kurti.

Dje në ora 16:00, KQZ-ja ka njoftuar se ëshë përmbyllur afati për aplikim dhe Lista Serbe nuk ka aplikuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

KQZ-ja nuk ka treguar nëse do të ketë më afat shtesë për këtë çështje.

Gjatë periudhës 14 ditore të aplikimit (09 mars – 22 mars 2023), KQZ-ja nuk ka pranuar ndonjë aplikim nga ndonjë subjekt politik. Njoftim shtesë: Nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike”, ka treguar KQZ.

Zgjedhjet parashihet të mbahen më 23 prill, ndërkohë që ishin shtyrë shkaku i tensioneve në veri në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Shtyrja e zgjedhjeve kishte irrituar shumë kritikë të Qeverisë, por madje edhe zyrtarin e VV-së në KQZ, z. Sami Kurteshi që kishte nënkuptuar se ministri i brendshëm Xhelal Sveçla duhej të shqyrtonte pozicionin e tij nëse zgjedhjet nuk mbaheshin.

Zgjedhjet nuk ishin mbajtur, dhe tashmë mund të ketë rrezik që të shtyhen përsëri.

Lajme të ngjashme