Lista Serbe akuzon Rashiqin për dyfytyrësi
Lista Serbe, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, dyfytyrësh.
‘’ Ministri ilegal i Kurtit, Nenad Rashiq, ka treguar se çfarë dyfytyrësh është kur bëhet fjalë për tentativën për vrasjen e një djali në Strpac në ditën e Krishtlindjes.’’- thuhet në deklaratën e Listës Serbe në Facebook.
LS, ka deklaruar se pas plagosjes së dy të ringjeve në Stërrpcë, Rashiq kishte thënë se ky është një tëntimvrasje dhe ka lavdëruar shefin e tij Albin Kurtin ndërsa më vonë ka deklaruar se deklarata e tij është keqkuptuar.
‘’Këtë sulm të armatosur të paprovokuar ndaj fëmijëve të pafajshëm, në festën më të gëzueshme të krishterë, Rashiq e cilësoi për mediat në Serbi si tentativë vrasjeje dhe menjëherë shfrytëzoi rastin për të lavdëruar shefin e tij Albin Kurtin dhe policinë e tij se sa shpejt reaguan. Se sa shumë ata ishin të përkushtuar për rritjen e sigurisë së serbëve në Kosovë....’’- thuhet tutje në deklaratën e lëshuar nga Lista Serbe.
Lista Serb, ka akuzuar Rashiqin se është duke tentuar që të minimizoj atë se çfarë ka ndodhur në Stërrpcë.