'A mund të bëhet Kosova Ukrainë': KFOR thotë se nuk spekulojnë rreth raportimeve të fundit - NACIONALE

'A mund të bëhet Kosova Ukrainë': KFOR thotë se nuk spekulojnë rreth raportimeve të fundit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Artikulli i mediumit të njohur britanik, “The Telegraph” me titutllin: “A mund të bëhet Kosova Ukraina e ardhshme” po vazhdon të komentoht edhe më tej.

Gazetarja që raportoi nga veriu i Kosovës, mori shumë reagime për mënyrën e paraqitjes së saj me kapele e jelek antiplumb.

Ndërkohë, medium “Kossev” i është drejtuar KFOR-it me pyetje në lidhje me këtë situatë, duke pyetur nëse ka një mundësi që Kosova të bëhet një Ukrainë e ardhshme.

KFOE ka refuzuar të “spekulojë për skenare hipotetike”, duke thënë se janë të fokusuar në mbajtjen e paqes dhe ambientit të siguritë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”.

"Ne kemi një prani fleksibël, të adaptueshme dhe të dukshme në terren, e cila na lejon të trajtojmë çdo sfidë sigurie, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së." – citohet se thuhet në përgjigje.

Duke u përgjigjur në lidhje me artikullin e “The Telegraph”, KFOR-i sipas këtij medium ka deklaruar se nuk do të “spekulojnë për skenare hipotetike”.

KFOR po ashtu nuk ka reaguar rreth deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se Serbia “ka ndërtuar baza operacionale përgjatë kufirit për të mbrojtur Beogradin dhe për ta sulmuar Kosovën:

“Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën për së afërmi dhe punojmë me autoritetet locale dhe ndërkombëtare për të siguruar stabilitet dhe për të parandaluar eskalimin…”.

Ndryshe, më shumë detaje rreth raportimit të “The Telegraph”, mund të gjeni në artikullin e Nacionales të titulluar: “Mediumi i njohur britanik shkon në veri: Pse videoja po merr kaq shumë reagime të ashpra?”

Lajme të ngjashme