70 ditë i ngujuar, vëllai i Lulzim Hetemit: Është mirë, familja i jeton në Mitrovicë – shkak shkollimi i fëmijvë - NACIONALE

70 ditë i ngujuar, vëllai i Lulzim Hetemit: Është mirë, familja i jeton në Mitrovicë – shkak shkollimi i fëmijvë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lulzim Hetemi, kryetar i Komunës së Leposaviqit, ka 70 ditë që është ngujuar në objektin e komunës. Megjithatë, gjasat që ai të del së shpejti janë goxha të mëdha, pasi marrëveshja e Bratisllavës për shtensionim, po zbatohet ngadal, por sigurt.

Në lidhje me këtë “përvojë” të Hetemi, ka folur vëllai i tij, Bashkim Hetemi. Në një intervistë për RTK-në, Hetemi ka treguar se të paktën një herë në ditë dikush flet më të.

“Dikush prej familjes pa e kontaktuar të paktën një herë në ditë nuk bëhet. Ai është mirë dhe po punon në ato mundësitë e tij aty. Edhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë. Kushtet elementare i ka, si për nga ushqimi ashtu edhe nga ana higjienike, pasi objekti i përmbush të gjitha kërkesat.” – theksoi Bashkim Hetemi, vëllai i kryetarit të Leposaviqit, për RTK-në.

Tutje, ai ka treguar se familja e kryetarit të Leposaviqit jeton në qytetin e Mitrovicës.

“Ndonjëherë janë disa situata që duhet të sakrifikosh. Normal që vërehet mungesa e tij, sepse u bënë që 2 muaj që ai është brenda në objektin e komunës. Fëmijët e tij janë të gjithë në shkollë dhe gjatë procesit mësimor vijojnë mësimin në qytetin e Mitrovicës. Brenda mundësive edhe ne kujdesemi për ta dhe për familjen, por normal që ju mungon.” – ka shtuar Bashkim Hetemi.

Lajme të ngjashme