6 mijë e 500 euro do t'i kushtojë buxhetit të shtetit pastrimi i xhipave të Kurtit - NACIONALE

6 mijë e 500 euro do t'i kushtojë buxhetit të shtetit pastrimi i xhipave të Kurtit

3 vjet më parë

nga Besarta Kalaja

Që nga ardhja në pushtet, kryeministri Kurtit i kujtohet shpesh komenti i tij nga opozita dhe analistët politikë që ka bërë vite më parë rreth xhipave të zinj.

“Kanë xhipa, ne duam trotuare. Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë, e nëse del prej xhipit të këqyrë mrrolshëm truproja e tij, se truproja e tij e di edhe më mirë se na se qytetarët kanë arsye më shumë më i bë diçka atij politikani.” - deklaronte Kurti në atë botë.

E tani që Kurti ka dy vite kryeministër, xhipat e zinj janë shoqëruesit më të shpeshtë të Kurtit.

Kurti në pushtet është shumë i ndryshëm nga ai në opozitë dhe xhipat e tij të zinj, të cilët janë bërë pjesë e pandarë e jetës së tij të përditshme, po i kushtojnë shumë para shtetit.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka buxhetuar plotë 6 mijë e 500 euro për pastrimin e veturave.

Sipas dokumentit rreth tenderit, biznesi fitues do të bëjë 1200 larje me shampo, 30 larje shtesë dhe 1000 ujë/shampo për xhamat e makinave.

Për këtë çështje është shpallur edhe tender dhe së shpejti do të bëhet publik fituesi.

“Larja e automjeteve zyrtare. Vlera e parashikuar e kontratës: 6,500.00. Afati kohor për fillimin dhe përfundimin e kontratës: Mars 2023 – Mars 2024. Afati i fundit për pranim të tenderëve 13.02.2023 koha 14:00:00” - thuhet në dokumentin e siguruar nga Demokracia.com

Zyra e Kurtit ka kërkuar shërbim cilësor nga kompania potenciale fituese, e cila do të duhet të jetë në gjende të ofrojë shumëllojshmëri të larjeve të automjeteve.

“Larja komplet me shampo (brenda dhe jashtë) e automjeteve zyrtare (7 ditë të javës ) sipas specifikimit teknik. Ekstra larje (brenda dhe jashtë, perfshirë tavanin ulëset, dyert etj) sipas specifikimit teknik. Ujë / shampon i xhamave për automjete sipas specifikimit teknik.” – thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Kurti dikur premtonte se do të hiqen xhipat e shtrenjtë.

Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari.”- kishte thënë Kurti më 2018.

Lajme të ngjashme