Islami: "Xhipat e zi të qeverisë me sirena, janë larg ma të mirë se ata xhipat e zi me ato sirenat palidhje të qeverive të kalume" - NACIONALE

Islami: "Xhipat e zi të qeverisë me sirena, janë larg ma të mirë se ata xhipat e zi me ato sirenat palidhje të qeverive të kalume"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Dardan Islami, ka ironizuar me xhipat me xhamat e zi të qeveritarëve.

Duke ironizuar, Islami ka thënë se xhipat e Qeverisë Kurti, janë më të mirë se xhipat e qeverive të kaluara, anipse nuk dallojnë.

Definitivisht këta xhipat e zi te qeverise me sirena, keto modelet e reja jane larg ma te mire se ata xhipat e zi me ato sirenat palidhje te qeverive te kalume! Ku e kan mire, mire e kan.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë kritikonte qeveritë e kaluara për xhipat, por tani në pushtet as Kurti nuk ka mundur t’u ikë xhipave që posedojnë xhama të errësuar.

Lajme të ngjashme