"5 miliardë euro deficiti tregtar", LDK-ja me akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti - NACIONALE

"5 miliardë euro deficiti tregtar", LDK-ja me akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon lufta ndërmjet pushtetit dhe opozitës për gjendjen ekonomike në vend. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po akuzon Qeverinë e Kosovës që udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti për deficitin tregtar më të lartë të parë ndonjëherë në Kosovë.

LDK përmes një njoftimi në Facebook kanë prezantuar shifrat e deficitit tregtar të Kosoës që sipas tyre, vlera e deficiti është 5 miliardë euro.

Për këtë gjë, LDK ka thënë se fajtor është Qeveria që nuk i mbajti premtimet për rritjen e prodhimit dhe zvogëlimin e varësisë së importit, por vetëm rriti deficitin tregtar.

Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar.5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhen e pasluftës. Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Më tej, LDK ka thënë se në Kosovë mungojnë reformat fiskale dhe investimet e huaja në prodhim dhe se Qeveria Kurti po i kushton shtrenjtë Kosovës.

Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor. Asnjë investim i huaj në prodhim Ky pushtet është i paaftë! Kjo qeverisje po i kushton Kosovës shtrenjtë!” – përfundon reagimi të cilit ia kanë bashkëangjitur fotografinë që mund ta shikoni më poshtë.

Në anë tjetër, pushteti vazhdimisht mburret me zhvillimin ekonomik të vendit dhe me rritjen e ekonomisë.

“Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur.” – shkruante ditë më parë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Çka thotë ASK?

Ndërkohë, Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e fundit të publikuar për Tregtinë e Jashtme për muajin shkurt, thekson se për deficit tregtar më të ulët.

Ndërkaq, deficit tregtar ishte 6.4 për qind ishte në muajin janar 2023 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-9.2%) në muajin shkurt 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 317.5 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 349.5 milion Euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 18.7%.

“Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2023 kishte vlerën 73.1 milion Euro, ndërsa importi 390.6 milion Euro, që është një rritje prej 12.1% për eksport, si dhe një rënie (-5.8%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.” – thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa 173 milionë euro është vlera e importeve nga shtetet e BE-së.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 173.1 milion Euro, ose 44.3% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.1%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Italia (6.6%), Greqia (4.8%), etj.” – thotë ASK-ja.

Vetëm me vendet e CEFTAS-së, importet kapën vlerën e 61 milionë eurove, ku përsëri pjesëmarrje më të lartë të importeve pati Serbia me 5.5 për qind.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin shkurt 2023, arritën në 61.7 milion Euro, ose 15.8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9.3%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.5%), Shqipëria (4.6%), dhe Maqedonia e Veriut (4.5%).” – njofton ASK.

Ndërkaq për eksportet, ASK ka këto të dhëna:

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 23.5 milion Euro, ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.3%), Danimarka (5.8%), Italia (4.3%), etj. Në muajin shkurt 2023, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 27.2 milion Euro, ose 37.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 23.5%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (14.7%), Shqipëria (10.5%), Serbia (6.2%), dhe Mali i Zi (4.6%).” – thonë të dhënat e ASK-së për eksportet.

Edhe për importet nga Serbia, LDK akuzonte Qeverinë Kurti duke ia përmendur mosvendosjen e reciprociteti ndaj Serbisë.

Lajme të ngjashme