"Pushteti ‘kriminal’ i Kurtit i vërsulet qumështores ‘Vita", Kajtazi: 25 inspektorë kanë zbarkuar në Istog – po tentohet mbyllja
Gazetari Vehbi Kajtazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin se si pushteti “kriminal” i Albin Kurtit i është vërsulur qumështores “Vita” dhe se, siç ka thënë ai, po bëhen përpjekje për ta mbyllur.
Kajtazi tha se tashmë në Istog, në qumështoren “Vita” ndodhen 25 inspektorë të AUVK-së, të cilët, siç ka theksuar ai, janë dërguar nga Ministria e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga Armend Muja, dhe se kjo është përpjekje për ta mbyllur këtë qumështore.

Ndërsa tutje ai tha se kjo ndërhyrje nga pushteti për ta mbyllur qumështoren “Vita” po bëhet për arsye se i përket familjes Devolli.
Duhet theksuar se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në vazhdimësi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të “Devolli Corporation” dhe pronarëve të saj, një prej taksapaguesve më të mëdhenj të shtetit të Kosovës.
Edhe pse janë eksportuesit dhe taksapaguesit më të mëdhenj të vendit, çuditërisht Kurti i ka cilësuar bizneset e tyre si monopole dhe oligarki që kanë dëmtuar ekonominë e vendit.
Postimi i plotë i Kajtazit:
Pushteti kriminal i Albin Kurtit i eshte versulur qumeshtores Vita kete pasdite ne Istog ne perpjekje per ta mbyllur.
Ministria e udhehequr nga reketashi Armend Muja ka derguar 25 inspektore te AUVK ut per ta mbyllur qumeshtoren me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasine e pranimit te qumeshtit nga 1 korriku 2026 per shkak te mungeses se tregut.
Ajo qe po ndodh ne Istog eshte paralajmeruar shume kohe me pare nga ky regjim. Arsyeja eshte se Vita i perket familjes Devolli.
Pos inspektoreve, aty kane shkuar edhe stafi politik i Armend Mujes.