17 videot më interesante nga Kuvendi sot
Para se t’i shikoni 17 videot më interesante të nxjerra nga dita e tretë e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në disa pika të shkurtra sqarojmë qëndrimin e partive politike shqiptare për postin e kryeparlamentarit:
Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk ka emër tjetër përveç Albulena Haxhiut për këtë post ndërkohë që pranon (atë që dihet tashmë) se nuk e ka shumicën. Sikur ne – ta zëmë – do ta kishim shumicën, atëherë do të mund t’i bllokonim edhe nënkryetarët – tha deputeti Glauk Konjufca sot në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk e voton Albulena Haxhiun, por në një prej intervistave të fundit të kryetarit të kësaj partie, z.Memli Krasniqi (në Pressing) ai thotë se ‘votat janë për kryetar Kuvendi’ duke nënkuptuar se PDK nuk e voton vetëm Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Sot, pas ndërprerjes së seancës, Krasniqi dha dy arsye se pse nuk e votojnë zonjën Haxhiu në këtë post dhe dy prej tyre janë si këto: zhdukja e mostrave të Astrit Deharit dhe ulja e buxhetit për krerët e UÇK-së në Hagë, në kohën sa znj.Haxhiu ishte në postin e ministres së Drejtësisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, përveç që voton kundër Albulena Haxhiut, thotë se nuk do të shkojnë as për konsultime me Vetëvendosjen. Kompromisi – s’vjen në shprehje për këtë parti, meqë kryetari i saj Lumir Abdixhiku, i pyetur sot se a do të shkojnë në takim të cilin mund ta thërrasë Vetëvendosje ose a do të bënte kompromis me Vetëvendosjen, u përgjigj: ‘Asnjëherë’.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se nuk e voton Albulena Haxhiun, por nuk përjashton votën për emra ‘më konsensual’ -sipas tyre- për shembull: Shqipe Selimi ose Saranda Bogujevci.
Nisma për Kosovën – e Fatmir Limajt (njeriu më i përfolur jozyrtarisht deri tani për pozitën e kryeparlamentarit) që nga fillimi i seancës konstituive e në gjitha vazhdimet e saj deri sot, po bën thirrje vetëm që ‘të gjendet rruga për të ecur tutje në krijimin e institucioneve’.
Deklarata e Glauk Konjufcës sot në Kuvend:
“Lëvizja Vetëvendosje pa dyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar por ne, meqë e kemi pa se të gjitha subjektet politike, qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimimin e njejtë edhe në këtë seancë, mendoj që kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç se një marrëveshje politike.
Ashtu qysh votohen nënkryetarët e Kuvendit, atë koncept do të duhej ta kishte edhe kryetari i Kuvendit.
Mirëpo kjo e njëjta logjikë është edhe për nënkryetarët.
Sikur ne – ta zëmë – ta kishim shumicën, do të mund t’i bllokonim edhe nënkryetarët.
A është kjo e arsyeshme. Atëherë ne, zoti kryesues kërkojmë kohë shtesë, në mënyrë që të mos përsëritet kjo në seanca konstituive”, tha ai.
1.Kryeparlamentari: Tash për tash s’kemi ndërruar qëndrim, thotë Abelard Tahiri
2.Dimal Basha: Ramush Haradinaj ofendoi vlerat e luftës
3.Hekuran Murati: Kryekuvendari na takon neve, opozita ta kuptojë
5.Asnjë fjalë: Kurti u ik gazetarëve si gjithë
6.Abdixhiku: Albulena Haxhiun nuk e votojmë
7.Deputetët e VV-së hyjnë në sallë 40 minuta me vonesë - Konjufca përshëndetet me Memli Krasniqin
8.Konjufca: Kërkojmë kohë shtesë
9.Memli Krasniqi: Albulena Haxhiu simbol i dështimit
10. Fatmir Limaj: Shpresoj që nga sot do të bëhen përpjekjet për me u afru
11. JO: Xhelal Sveçla thotë se nuk bëjnë kompromis për kryeparlamentarin
12. Abdixhiku: VV-së i duhet kompromis, ne s’bëjmë kompromis me ta1
13.Ramush Haradinaj: Nëse VV-së i vyejnë votat e opozitës, duhet ta gjejë një kandidat unifikues
14. Nagavci: E qartë që opozita s’do ta votojë Albulena Haxhiun
15. Mimoza Kusari: S’kemi qëllim ta bllokojmë Kuvendin por partitë po barrikadohen
16. Hykmete Bajrami: Këta nuk janë të interesuar të ecim tutje