100 eurot e Qeverisë, Krasniqi e LDK-së tallet keq: Aq na duheshin për të mbuluar inflacionin dhe faturat e energjisë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Mirlinda Krasniqi, ka ironizuar me vendimin e Qeverisë Kurti për të ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Ajo ka vlerësuar se pikërisht kjo shumë ju duhej pensionistëve për të mbuluar inflacionin dhe faturat e energjisë elektrike që janë rritur në mandatin e Qeverisë Kurti.
“Faleminderit Qeverisë që po na jep 100 euro, se pikërisht aq na duheshin për të mbuluar inflacionin, faturat e energjisë, qiranë dhe ushqimin për një muaj! Jetojmë si mbretër në këtë parajsë ekonomike”, ka shkruar Krasniqi në profilin e saj në “Facebook”.
Në listën zgjedhore të LDK-së, Krasniqi e mban numrin 51.