Takim sa për sy e faqe: "Hendikos"-i ankohet se Qeveria po e përkrah veç moralisht - NACIONALE

Takim sa për sy e faqe: "Hendikos"-i ankohet se Qeveria po e përkrah veç moralisht

3 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Para tri dite u shënua 1 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës, me ç'rast krerët institucional iu bashkuan aktivitetit të organizuar nga Hendikos-i. Aty u përdoren edhe karrocat në ambiente të punës për ta shënuar 1 Marsin, teksa politikanët u solidarizuan, përmes uljes në karrocë. Gjithashtu në këto takime diskuta e u dërgua mesazhi për qasje dhe gjithëpërfshirje e kushte të barabarta për të gjithë.

Drejori i Hendikos-it, Afrim Maliqi e pjesëmarrësit e tjerë u pritën nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca. Kishte takime edhe me drejtorët komunalë. Me të gjithë u diskutua për sfidat e u paraqitën kërkesat e u theksuan nevojat e personave që janë në karrocë.

Problematikat kryesore që përballen personat me aftësi të kufizuar janë të shumta, përfshirë pamundësinë e lëvizjes së lirshme, nuk mund të vijojnë shkollimin shkaku i pengesave e të ngjashme.

Vitet kalojnë dhe ende mbesin barrierat e njëjta në gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuara.

"Përgjatë takimeve të përbashkëta, ne çdoherë marrim përkrahje e mbështetje morale për kauzat tona, mirëpo në rrafshin e përgjithshëm, vazhdon të ketë sfida në zbatim të çështjeve që prekin direkt jetën e personave me aftësi të kufizura, përkundër bërjes së Ligjeve, marrjes së vendimeve apo iniciativave të ndryshme nga politikbërësit e institucionet", thuhet në përgjigjen e Hendikos për Gazetën Nacionale.

Viti 2022, ishte shpallur Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara pikërisht nga kryeministri Kurti, gjersa ishte planifikuar një kalendar i aktiviteteve në shumë fusha e ministritë e ndryshme ishin obliguar të zbatojnë ato. Por, sipas raportit të Hendikos-it, del që vetëm 30 për qind e atyre aktiviteteve janë zbatuar, ndërkaq të tjerat janë në proces ende.

"HANDIKOS është dera e vetme që ofron shërbime psikologjike e fizikale për fëmijë me aftësi të kufizuara, në këtë rast të regjionit të Prishtinës, krejt në kuadër të projekteve, për të cilat marrim mbështetje nga donatorë të huaj e organizata ndërkombëtare. Ne në vazhdimësi kemi kërkuar dhe theksuar që të paktën shërbimet sociale do të duhej të institucionalizoheshin, por deri më tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim".

Po sa herë në vjet qeveritarët shkojnë në vizitë në Hendikos apo mbajnë takime me persona me aftësi të kufizuara? Sa janë të kënaqur me shumën e pensioneve? Pse, sipas tyre, Komisioni Mjeksor nuk po i vlerëson drejtë? Çka mund të ndikojë për përmisimin direkt të jetës së tyre ?

Për më shumë dëgjone podcastin e radhës:

Lajme të ngjashme