Jeta e grave të verbra në Kosovë përmes tri historive - NACIONALE

Jeta e grave të verbra në Kosovë përmes tri historive

7 muaj më parë

nga Leonora Kolukaj

Bajramshahe Jetullahu ka pritur e përcjellë shumë kryeministra. Si drejtuese e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës, e cila punon me gra dhe vajza të verbëra në Kosovë nga secili kryeminsitër ka marrë premtime e komente të ndryshme.

Një ish-kryeministër nuk e kishte ditur që ky Komitet ekzistonte, tjetri i ka thënë që “nuk ka kohë të merret me OJQ-ja sepse janë bërë shumë”. E kryeminstri i tanishëm, Albin Kurti, kishte dhënë fjalë të mëdha. Bile kishte marrë edhe vendime të mëdha. Qeveria e tij kishte shpallur vitin 2022 si Vit të Personave me aftësi të kufizuara. Por ishte vetëm një vendim simbolik. Asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Së paku për gratë e verbëra.

Me Albinin kam kontaktu edhe më ka thënë ‘o bre po më dhimeni bre, shumë po më dhimeni nuk ju kanë ndihmu asgjë qeveritë tjera. E tash çka ky, asgjë nuk është duke bërë”, thotë ajo, teksa tregon për gjendjen e tanishme të Qeverisë karshi tyre.

“As përgjigje nuk kthejnë”

Mes shumë sfidave, gratë e vërbra vuajn nga papuënisa. Për drejtoreshën e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës, Bajramshahe Jetullahu, një person i kësaj kategorie shoqërore mundet ti kryej shumë punë, përveç punën e kirurgut e pilotit, por lista e punëve që ofrohen për të verbërit është tepër e vogël.

Në tërë Kosovën, jo vetëm të komitetit me i numëru në gishtat e duarve nuk mbushen të dy duart me persona të verbër pa dallim gjinie që janë të punsuar. Diku në punë të shtetit munden me kanë deri në pesë persona, ndërsa për këto private janë 3-4 në mos gaboj”, thotë Jetullahu.

“I verbëri përveç se kirurg, pilot nuk mundet me qenë. Për tjerat profesione gjithnjë me plotë fuqi e theksoj që i verbëri mundet me i kry”, shton ajo.

As vendimi i Qeverisë që viti 2022 të jetë “Vit i personave me aftësi të kufizuara”, nuk ka ndryshuar asgjë. Jo që nuk kanë bërë diçka konkrete për to, por as përgjigje nuk u kthejnë.

Jetullahu bënë një krahasim qesharak kur shpjegon “injorimin nga Qeveria”.

Ndoshta Barack Obamës me ia pas dërgu një kërkesë për takim, ndoshta kishim hasur më shpejtë në mirëkuptim se sa organeve tona qeveritare. Gjithnjë bëjmë përpjekje, gjithnjë dërgojmë kërkesa, trokisim në dyert e tyre po hasim në vesh të shurdhër”, thotë Jetullahu.

Se jeta e shumë grave të verbëra në Kosovë është një sfidë që askush nuk mund as ta paramendoj, na rrëfejnë këtë sfidë. Historitë e tyre janë storje që nuk i dëgjojmë shpesh.

“Sikur mos me qenë të vërbër të tjerët e jo unë”

Tek zyret e Komitetit gra të ndryshme vijnë e shkojnë. Secila prej tyre ka historinë e saj. Asnjë prej historive të tyre nuk janë të këndshme. Nora është një prej tyre. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe jeton me një pension ivalidor. Me 125 euro e mbanë familjen.

Por paratë nuk janë problemi kryesor. Qasja e njerëzve ndaj saj është vazhdimisht bullizuese. Nora, është aksidentuar pak javë më parë mjaft rëndë. Ka lëndime serioze në çafë.

Sikur mos me qenë të vërbër të tjerët e jo unë”, thotë ajo me shaka.

Por përtej aksidentit, ajo rrëfen storje të tjera bulizuese. Një nga to është në institucion publik, sikurse Enti për Mirëqenie Sociale.

Unë kam hy njëherë me vulos një dokument edhe kam qenë shtatëzënë, i thash a bënë me bë një pyetje, kam nevojë. Edhe më ka kapur kështu për krah, më ka shty, e tha edhe një orë jemi në pauzë”, rrëfen ajo.

Teksa Nora rrëfente për ne, në organizatë hynë edhe një tjetër anëtare.

“Njerëzit mendojnë që ne as nuk dëgjojmë”

Shkurta është emri i saj. Studion në Universitetin e Prishtinës, dega Psikologji të Përgjithshme në vitin e tretë. Ajo na foli për vështirësitë që i hasin për literaturë edhe pse në këtë departament ka disa vite që studiojnë persona të verbër. Literatura (audiot) për këta persona sigurohet vetëm në baza vullnetare nga kolegët.

Brenda fakultetit ndonjëherë më ka ndodhur, duke shku shkallëve në biblotekë vetë duke u mbajtë në gilindera kanë thënë, qy kjo qika që nuk po shihke. Aty nuk ja u prejke mendja që unë jam duke i degju. Shpesh herë njerëzit e kanë atë mendimin që kur nuk sheh edhe nuk je duke i dëgju”, thotë Shkurta.

Ajo theksoi se eksziston një fatkeqësi shumë e madhe, ku shumë persona të verbër nuk gjejnë përkrahje as nga familjet e tyre për tu shkolluar. Sipas saj paragjykimi më i madh për këta persona ekziston në familjet e tyre.

“Nëpër familje iu mësohet njëfarë pafuqie, që prej fillimit atyre iu thuhet që nuk mundeni, me ndejt dikush me ja qit një gotë ujë. Qekaq përfundon ajo niveli që ata munden”, rrëfen Shkurta.

Rrëfimet e këtyre tri grave të verbëra vazhdojnë si ndërhyrje të njëra-tjetrës dhe të plota mund ti dëgjoni në podcast bisedën që kam realizuar me to.

Lajme të ngjashme