Sikur jeta të ishte një party, a je DJ, ai që vallëzon apo veç xhiron, apo të trija bashkë? - NACIONALE

Sikur jeta të ishte një party, a je DJ, ai që vallëzon apo veç xhiron, apo të trija bashkë?

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Brenda një viti, korrik 2021-korrik 2022, ai ka shkuar në festivale të rëndësishme me filmin e tij të parë, ka kuruar një program të muzikës për “Dokunights” në “Dokufest”, ka organizuar party dhe ka lëshuar vetë muzikë si DJ. Por në mes të krejt këtyre punëve, ai është mbi të gjitha një punëtorë, që e sheh në ngjarje të ndryshme me një kamerë duke xhiruar. Kësisoj ai nuk mbetet vetëm një regjisor, as vetëm një kurator i party-ve e as vetëm një DJ.

Leart Rama, regjisor nga Rahoveci, është vetëm në të 20-at e tij, por ka guxim ti japë të drejtë vetës për të eksperimentuar në krejt punët që bënë. Krejt e zakonshme, për shumë të rinj që vijnë jashtë Prishtinës në Prishtinë, të cilëve u duhet të punojnë dyfish ose trefish më shumë sesa të rinjt e Prishtinës. Për shumë arsye: të duhet ta paguash banesën, nuk i ke familjarët për të përgaditur ushqimin dhe askënd që t’i paguan faturat e rrymës e ujit.

Gjithmonë jam mundu me qenë pragmatik, prej si fëmijë, ka qenë me rëndësi me punu, e me i mbrri ëndërrat e mija. Festivali në Lucarno ka qenë ngjarja më e rëndësishme deri tash në jetën time.

Leart Rama në Podcast Nacionale

Kur e bëjnë një arritje regjisorët ose aktorët kur fitojnë ndonjë cmim, fillon me ju ulë intesiteti, dhe unë nuk kam dashur të bie në këtë kurth”, thotë Learti.

Për këtë arsye, ai vazhdon të punoj si xhirues e krijues videosh për ngjarje të tjera. Lëshon muzikë nëpër baret e festivalet e muzikës elektronike. Dhe krijon një program të tërë të muzikës në një festival.

Sa herë vjen një mundësi që e kam pasion, e ndjeki, s’ka lidhje a flej vetëm 2 orë në ditë”, thotë Learti. Përtej gjumit, janë disa sfida të tjera.

Si të dalësh në sipërfaqe si regjisor i ri, në një industri kinematografike e mbizotëruar nga gjenerata e vjetër e regjisorëve? Si t’i bindësh të tjerët që filmi nuk është vetëm një ngjarje heroike e një kombi? Si të kurosh një seri të ndejave me muzikë elektronike duke tentuar të tregosh histori e emocion, kur teksti mungon? Si të kuptosh që muzika që e lëshon vet, është një histori që dëshiron ta tregosh? Këto pikëpyetje për Leartin lidhen krejt me një copëz që ka munguar në mozaikun e tregimeve në film, muzikë e party. Për këtë arsye, ka shumë kuptim, fakti që filmi i tij i parë flet për party, puna e tij e preferuar është kur lëshon muzikë, dhe përtej kësaj edhe kuron një program muzike.

Në këtë Podcast bisedë, Leart Rama flet për të gjitha këto pikëpyetje. Për gjeneratën e vjetër të kienastëve kosovar, për konkurrencën që TikTok po i bënë vëmendjes së njerëzve dhe sesi kjo po e rrezikon edhe filmin. Flasim për gjeneratën e re të DJ-ve që po e rishkruajnë muzikën elektronike. Por mbi të gjitha, si të qëndrosh me këmbë në tokë kur të krijohet përshtypja se mund edhe të fluturosh?


Lajme të ngjashme