Qysh sillen Policia me gratë që shkojnë me i raportu dhunuesit? -vajza që i shoqëron gratë në stacionet e policisë - NACIONALE

Qysh sillen Policia me gratë që shkojnë me i raportu dhunuesit? -vajza që i shoqëron gratë në stacionet e policisë

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Besarta Breznica ka tri vite në Rrjetin e Grave të Kosovës, një rrjet organizatash që merren me barazinë gjinore në Kosovë, dhe ka një detyrë specifike në organizatë. Ajo është urë lidhëse e grave, viktima të dhunës dhe Policisë e institucioneve të tjera. Për ta bërë edhe më të qartë: kur një grua dëshiron të raportojë dhunën ndaj saj në Polici por nuk din se si ta bëjë atë ose nuk ka informacion mbi procedurën apo edhe vendndodhjen, ato mund të kontaktojnë edhe Rrjetin e Grave. Besarta është personi që shumicën e tyre i shoqëron në Polici duke u ofruar ndihmë ligjore, por mbi të gjitha siguri se rasti i tyre do të trajtohet seriozisht nga Policia.

“Ka raste që Policia nuk iu merr hiç deklaratë, ose i marrin në pyetje nëpër korridore e shkallë hyrëse, por më e keqja është që nuk ruhet aspak privatësia e viktimave”, thotë Breznica, teksa shpjegon disa prej rasteve se si sillen Policia me gratë që denoncojnë dhunuesit.

Për Podcast Nacionale Breznica demaskon fenomenin e tmerrshëm brenda Policinë e Kosovës, kur bëhet fjalë për mënyrën e qasjes ndaj viktimave të dhunës dhe gjuhës që përdorin kur i intervisojnë ato.

“Ka ndodhë që teksa viktima ka qenë duke e treguar rastin e saj, Polici ka treguar për një rast tjetër duke ia përdorur edhe emrin, mbiemrin dhe detajet e historisë së saj”, rrëfen ajo.

Prania e Besartës e cila njeh shumë mirë ligjet dhe procedurat ligjore, ka ndihmuar shumë gra për të raportuar pa telashe rastin por edhe ka ndikuar që policët që abuzojnë me detyrën të ndiqen deri në Inspektorat të Policisë.

“Eshtë shumë ndjenjë e mirë kur e sheh që një viktimë trajtohet denjësisht, ose kur një polic që nuk e ka trajtu denjësisht viktimën, merr dënimin e duhur”, thotë ajo.

Prania e saj në RrGK dhe puna e sa specifike në këtë Rrjet nuk janë rastësi. Ajo tha që kur s'e ka trajtu denjësisht një viktimë, ka marrë një dënim.

“Prej studimeve, kjo ka qenë njëra prej fushave që kam dashtë me u marrë. Ka qenë dhuna në baza gjinore ajo që më ka interesu.. Puna që unë e bëj është gjithmonë ajo që e kam dashtë dhe e kam studiu. Kam qenë e përgaditur para se me nisë punën për çfarëdo traume ose sfide”, thotë Breznica, duke i hapur rrugë një bisede e cila të fut brenda Stacioneve të Policisë dhe të bën të futesh në këpucët e viktimave para policëve ose gjykatësve që nuk të marrin seriozisht bash në momentet kur secila grua ka nevojë që të dëgjohet, të kuptohet, e të shpëtohet.

Lajme të ngjashme