Qysh një arkitekte me pasion fotografinë dhe muzikën u gjet në politikë? - NACIONALE

Qysh një arkitekte me pasion fotografinë dhe muzikën u gjet në politikë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ata që janë mbi 30 vjeç, Eliza Hoxha i ka përcjellë si adoloshentë me muzikën e saj, ndërsa këta që janë më të rinj, me shumë gjasë e njohin edhe si fotografe ose arkitetke e profesoreshë në Universitet.

"Është interesant që çdo herë që kam ndërruar pozicion në profesion, gjithmonë ka qenë tendenca për të më zhveshur nga profesioni aktual duke m'u referuar me një profesion të mëhereshëm”, thotë Eliza në Podcast Nacionale.

Ajo rrëfen tutje kohën kur vendosi t’i hynte politikës, saktësisht në PDK.

“Kur kam hyrë në PDK, unë kam pasë paragjykimet e mia, e ata brenda paragjykimet e tyre ndaj meje. Normalisht nuk ka qenë e lehtë të gjendesh në një ambient të ri, ku një çikë e Prishtinës po hynte në një parti me ambient tjetër”, thotë Hoxha.

Por përtej partisë, ajo ishte përballur me paragjykimet dhe me lojë që ajo e quan të pistë nga shoqëria në shoqërinë civile.

“Ka pasur linçime, reagimi i shoqërisë civile karshi meje ka qenë ose heshtje totale, ose zhdukje për mos me pa personin nja 1 vjet”, rrëfen ajo.

Hoxha tregon se si për faktin se ka qenë në PDK, i ishte hequr edhe emri nga ekspozita e saj personale.

Hoxha në këtë podcast rrëfen edhe për mendësinë patriarkale në Kuvendin e Kosovës, gjuhës seksiste karshi grave në politikë, kuotën gjinore në Parlament, e shumë tema të tjera.

Lajme të ngjashme