Pse kaq shumë njerëz janë gëzuar për Messin, më shumë se Messi për veten? - NACIONALE

Pse kaq shumë njerëz janë gëzuar për Messin, më shumë se Messi për veten?

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Kush është lojëtari më i mirë në botë dhe pse bash Messi? Kjo pyetje me pak nuancë humori, u pa në disa postime në rrjete sociale këtë muaj të kampionatit. Tek në natën finale, kur Lionel Messi realizoj ëndërrën e tij për të fituar Kupën e Botës në Futboll u kuptua se ai qëndron në maje të futbollit. Natyrisht ky është një sukses i jashtëzakonshëm për lojëtarin argjentinas. Por njejtë si Messi mos edhe më shumë se ai, u gëzuan me miliona njerëz nëpër botë. Me qindra-mijëra edhe në Kosovë.

Fitorja e Messit ishte edhe fitore e tyre. Për mua që nuk shikoj futboll nuk e kuptoj këtë gjë, andaj vendosa ta ftoj në podcast, redaktorin e sportit Ekrem Idrizin. Ai është gjithashtu fans i flakë i Messit. Edhe njohës përfekt i tij. Andaj ky podcast ju ofron mundësi për të kuptuar pse kulti i Messit është kaq i rëndësishëm për miliona njerëz në botë?

Lajme të ngjashme