Qysh me këndu opera, të tejkalosh Infektivën dhe me komentu luftën e Zelenskyt
Tema e këtij podcast si titull mund të tingëllojë si provokues në raport me ngjarjet tjera që po ndodhin në luftën në Ukrainë, por megjithatë tregon shumë për mentalitetin e shoqërisë së sotme, në raport me artin, komedinë, e seksualen në kohë lufte.
Arsyeja pse e kam ftuar Arta Jasharin në këtë podcast është e thjeshtë: ajo është soprano që preokupohet dhe komenton ngjarjet sociale e politike. Sidomos për presidentin ukrainas Zelensky ka një mendim të fortë.
Një soprano që direkt nga skena ku këndohen këngë operistike, në Spitalin e Infektivës ku ishin shtruar pacientë me një virus të panjohur më parë për botën.
Pra hyrja në Infektivë në vitin 2020-21 ka qenë sikur hyrje në një front lufte.
Ky guxim e kjo empati e Artës kapi edhe interesin e mediave ndërkombëtare. Kështu që, le të fillojë llafi.