"Thoshte se është musliman, por përdorte drogë, merrej me armë dhe më rrihte" - Rrëfimi i viktimës së dhunës në familje - NACIONALE

"Thoshte se është musliman, por përdorte drogë, merrej me armë dhe më rrihte" - Rrëfimi i viktimës së dhunës në familje

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Rrëfimi i 28 vjeçares nga Gjakova, viktimë e dhunës në familje, e cila vetëm së fundmi është sistemuar në Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, ngjalli shumë interesim. Nacionale publikoi rrëfimin e saj dhënë në formë bisede podcast, në të cilën tregoi për eksperiencën e saj të njohjes dhe martesës me djalin që e kishte njoftur në shkollë të mesme.

“Ka qenë dashuria e parë. Na e kemi pak problem besimin fetar. Unë katolike e ai musliman. Kur jam martu unë, ka qenë tabu”, rrëfen ajo, teksa tregon sesi e kaloi këtë “ndarjen fetare”.

Por ajo s'e kishte menduar asnjëherë se do të ishte një ndarje tjetër që do ta fuste në një tunel pa dalje. Për 9 vjet me radhë.

“Jam lidhë me to, jam mbetë shtatzanë dhe jam shku tek familja e tij, pa e lajmëruar familjen time. Deri në martesë ka qenë lidhje normale. Ka qenë një lidhje e bukur. Kam mendu që është ashtu i mirë”, thotë ajo.

“Masi jam martu ia kanë nis problemet. Problemet ia kanë nisë në fillim se ai nuk vike në shtëpi me javë, edhe nuk dike as nana e as baba e tij se ku ka qenë. As unë se disha ku është. Dilke, rrike jashta shtëpisë, deri sa u kthejke. Faktikisht herën e parë kur ka ra në burg, e kanë zonë policia me drogë. Kam qenë shtatëzane me djalin e parë. Ai e merrke drogën. Edhe baba i vet i ka dhanë shumë pare. Se kanë pasuri të madhe. Kur metke pa drogë, u bojke shumë keq. Ka qenë me mbidozë disa herë. Dikur ia nisi me u marrë edhe me armë. Dhe tani gjithçka vetëm shkatërrohej”, thotë ndër të tjera 28 vjeçarja.

Ndiqeni podcast bisedën me viktimën e dhunës në familje, pjesë e një serie të Podcast Nacionale mbi temën e dhunës në familje:

Lajme të ngjashme