Si me i mbijetu një dhunuesi që ka pushtet dhe para? Një 28 vjeçare nga Gjakova ia ka dalë
Rrëfimi i 28 vjeçares nga Gjakova, viktimë e dhunës në familje, e sistemuar në Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, është një histori e jashtëzakonshme dashurie e shndërruar në një ferr të vërtetë kur pasuria e madhe financiare u shndërrua në varësi droge për bashkëshortin, i cili më pas humbi vetën në biznese me armë e dhunë sistematike.
Deklaratat kryesore:
“Ka qenë dashuria e parë. Na e kemi pak problem besimin fetar. Unë katolike e ai musliman. Kur jam martu unë, ka qenë tabu”.
“Jam lidhë me to, jam mbetë shtatzanë dhe jam shku tek familja e tij, pa e lajmëruar familjen time. Deri në martesë ka qenë lidhje normale. Ka qenë një lidhje e bukur. Kam mendu që është ashtu i mirë”.
“Masi jam martu ia kanë nis problemet. Problemet ia kanë nisë në fillim se ai nuk vike në shtëpi me javë, edhe nuk dike as nana e as baba e tij se ku ka qenë. As unë se disha ku është. Dilke, rrike jashta shtëpisë, deri sa u kthejke. Faktikisht herën e parë kur ka ra në burg, e kanë zonë policia me drogë. Kam qenë shtatëzane me djalin e parë. Ai e merrke drogën. Edhe baba i vet i ka dhanë shumë pare. Se kanë pasuri të madhe. Kur metke pa drogë, u bojke shumë keq. Ka qenë me mbidozë disa herë. Dikur ia nisi me u marrë edhe me armë. Dhe tani gjithçka vetëm shkatërrohej”.