Nuk ka rëndësi kur ty të vyen viza, Ambasada vendos për ty - #VisaStory Podcast - NACIONALE

Nuk ka rëndësi kur ty të vyen viza, Ambasada vendos për ty - #VisaStory Podcast

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Halil Halili është 36 vjeçar. Kaq vjet i janë dashur të pres që të vizitojë një vend të Bashkimit Evropian. Pas dy dekadave që punon në industrinë e mediave, ai është mbushur me histori të ndryshme për pajisje me viza në Kosovë. Aq shumë histori të bezdishme ka dëgjuar, sa e ka penguar seriozisht t’i hyjë procedurës për t'u pajisur me një të tillë. Por këtë vit, vendosi që të marrë pjesë në një Panair që do të mbahej në Amsterdam të Holandës. Panairi do të mbahej prej 9 deri me 12 shtator.

Halili do të aplikonte me kohë, dy javë para se të niste Panairi. Por viza iu lëshua me 12 shtator. Shumica e ambasadave në Kosovë, e kanë këtë luks, duke vendosur se “kur mund të udhëtosh”, e jo “kur ti dëshiron të udhëtosh”. Historia e Halilit është një histori e një kosovari nën regjimin e vizave, ku si qytetar me pasaportë të Kosovës, nuk ke të drejtë mbi udhëtimin tënd. Agjendën ose itinerarin e udhëtimit ta cakton Ambasada. Dëgjojeni rrëfimin e Halilit, dhe shpërndaje storjen tënde në rrjete sociale me hashtegun #VisaStory.

Lajme të ngjashme