Nëse do t'ia nisnim Prishtinës prej fillimit, a do ta bënim edhe më zi? - NACIONALE

Nëse do t'ia nisnim Prishtinës prej fillimit, a do ta bënim edhe më zi?

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Një dhomë e mbushur me tulla të kuqe. Ca flokë të gjata të varura. Një satelit. Dhe një objekt në formë sateliti. Këto janë gjëra që mund ti shihni brenda një dhome në hotelin “Grand” gjashtë katet e të cilit janë shfrytëzuar qysh prej korrikut si hapësira për ekspozimin e artit të artistëve, pjesë e bienales “Manifesta”.

Doruntina Kastrati e cila është një artiste multimediale dhe trajton tema të ndryshme sociale ka sjellur një instalacion i cili ngreh shumë pikëpyetje mbi hapësirën brenda qytetit ku jetojmë, hapësirën që i takon tjetrit, ose hapësirën që na takon të gjithëve. Në Nacionale Podcast, pjesë e serisë së podkastave që i dedikohet për diskutim me artistët vendor që marrin pjesë këtu, Kastrati flet më gjërësisht për këto hapësira.

Për mënyrën sesi këto hapësira janë shfrtyëzuar nga vet ne. Për një botë tjetër, të re, të cilën do ta popullonim. Diskutimi me të është një diskutim edhe mbi hapësirat e ndryshme që arti mund t’i hetojë, eksploroj dhe më pas duke dhënë kontekstin e saj. Ajo përmes punës së saj shtron shumë pyetje. Më kryesorja shpjegohet edhe përmes konceptit kuratorial.

“Ndërsa jeta në Tokë po bëhet më e pasigurt, ka pasur shumë spekulime për zhvendosjen në Mars – aq shumë sa peizazhi i shkretë shkëmbor i Doruntina Kastratit fillimisht mund të evokojë sipërfaqen e planetit të kuq”, thuhet në koncept. Në këtë podcast ajo flet edhe për “ishullin e braktisjes”, aspak ndryshe nga shumë pjesë të Prishtinës, Hoteli Grand duke qenë një prej tyre.
Kastrati ka përqendruar vëmendjen dukshëm te transformimi i qytetit. Sidomos mjediset e saj post-njerëzore na ftojnë të reflektojmë mbi zhvillimin dhe kalbjen urbane – dhe bashkëfajësinë tonë në proceset që i shtyjnë këto. Por ka folur edhe për transformimin e saj si artiste. Ajo prodhon instalacione, skulptura dhe video dokumentarë ose eksperimentalë që derivojnë prej një hulumtimi të gjërë. Kastrati ka zhvilluar një praktikë individuale që e sfidon sistemin e limituar artistik dhe e drejton vëmendjen e shikuesit tek çështjet sociale dhe politike në rajonin e Ballkanit. Ajo flet mbi punën dhe të drejtat sociale në lidhje me hapësirat urbane, zonat e ndërtimit dhe rolin individual në raste përkatëse.

Lajme të ngjashme