Në dorë Kuran-in, krejt harami falet - Qysh myslimanët shqiptarë po përkrahin një trafikues të qenieve njerëzore
Qindra në mos mijëra komente nga përdorues të rrjetit sociale Facebook janë bërë në përkrahje të Andreë Tate, i cili u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë. Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Ata do të vazhdojë të mbesin në paraburgim edhe për 30 ditë, pasi një gjykatë rumune ankesën e tyre të martën. Ish-kikboksieri, i lindur në SHBA, me nënshtetësi britanike, Tate ka ndërtuar një markë multimilionëshe në internet mbi konceptet e maskulinitetit, mizogjinisë dhe “krijimit të pasurisë”. Por shumë musliman shqiptar kanë vendosur që ta injorojnë këtë histori dhe po e mbështesin vetëm pse në Gjykatë shkoi me librin e shenjt të muslimanëve, Kuranin.
Si po e mbështesin atë muslimanët shqiptar? Me çka po e arsyetojnë historinë e Tate? Dhe mbi të gjitha pse në Kosovë ka nisur me të madhe edhe në Matrix-in?