“Mund t’i blej lule vetës…” - Dy këngë që më mësuan ta dua vetën para se të pres “dashurinë nga të tjerët” - NACIONALE

“Mund t’i blej lule vetës…” - Dy këngë që më mësuan ta dua vetën para se të pres “dashurinë nga të tjerët”

2 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Ky podcast nuk është menduar për 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit, por meqënse erdhi dita, po e publikoj. Nëse dëshironi ta dini historinë e këtij podcast, lexojeni tekstin e mëposhtëm. Nëse jo, dëgjojeni vetëm podcastin.

Për shumë vite kam injoruar këngët e Milley Cyrus. Edhe kur ajo bëri hitin që bëri kthesë të madhe në stilin e këngëve të saja me hitin “ërecking Ball”. Gjithë këto vite të jets sime, ajo ka mbetur një Hanna Montana dhe me këtë imazh edhe pata refuzuar ta shkoj ta dëgjoj kur ajo pati koncertin e saj në Prishtinë, në kuadër të “Sunny Hil Festival” para dy viteve.

Tek së voni, këtë 2023, në natën e ndrrimit të vitit, kur të bie që të dëgjosh gjithçka u gjenda në një “after party” dhe më ra të takoj një fanse të Milley e cila më njoftoi me gjithçka që tash më është shndërruar në himne të ditës. Llafi për Milley ra teksa ishim para një pasqyre, ora diku 5 e mëngjesit.

“Qaq e natë e gjatë, sa edhe pasqyra po më thot shko të shpia, ama ka kohë që s’jam ndjerë kaq mirë me vetën”, thotë Milley tek hyrja e këngës “Midnight sky” dhe pikërisht më këtë fjali po diskutonim me shoqen e “afterit” sesi ndoshta edhe jemi plakur e s’po na duron më të rrijmë kaq vonë.

Por si gjithmonë në këto bisedat e “afterit” gjendja di të eskaloj në teori të tjera filozofike, normalisht me aq sa mund të filozofosh kur ke pirë gjithë ata alkool. Prej atij momenti ne u zhytem duke analizuar sesi dy këngët e fundit të këngëtares së njohur, janë dy himne që po i lëshoj edhe në muajin shkurt.

Si një 34 vjeçar që ende po e zë vetën duke menduar se çka në të vërtetë është dashuria, mes shumë rrëfimeve sesi “dashnia t’i qorron sytë” sesi “kur dashurohesh të humbet arsyeja”, unë ende vazhdoj ta shoh dashurinë si diçka që nuk ka nevojë të jetë “kaq obsesionuese dhe toksike”.

“Ama Vullnet secila dashuri është toksike, e pa arsyeshme dhe budallaqe, kjo është lezeti i saj”, është fjalia që shpesh më thuhet kur të tjerët duan të më nxisin që “të dashurohem” ose që të “luftoj për dashurinë e tjetrit”. Asnjëherë nuk kanë kryer punë këto nxitje.

Por presioni megjithatë ka kryer punë. Në shoqërinë kosovare, pyetja kryesore e lumturisë tënde, varet nga “dashuria e tjerëve” dhe pyetja kryesore e këtij mentaliteti është “A je me najkon?”.

Pikërisht për shkak të përdorimit të tepërt të fjalës që as nuk ka kuptim shqip, “najkon” është sinonim i pritshmërisë që “lumturia jote të varet nga të tjerët”. Kjo mori kuptim edhe më shumë kur e dëgjova këngën e re të Milley Cyrus “Floëers”. Aty gjithçka merr kuptim. Përfundimisht edhe dashuria.

Lajme të ngjashme