“Më kanë lutë me shitë shumë shtrenjtë, por nuk e lëshoj vendin” - Podcast me Martinin për rrugën “Kafet e Rakisë”
“Te Martini” është kafeteria më e vjetër në rrugën “2 korriku” që ndryshe njihet si “Kafet e Rakisë”. “Jam këtu që prej vitit 2000”, thotë Martin Hajdari, pronar i qebabtores dhe rakisë “Te Martini”. Në këtë podcast bisedë të shkurtër, Martin Hajdari rrëfen për historikun e kafehanes së tij, ndryshimet që ka përjetuar rruga e njohur si “rruga e kafeve të rakisë” nga restorantet e hapura viteve të fundit. Martini flet edhe për ofertat e shumta dhe goxha luksoze që ka marrë nga biznesmenë të ndryshëm për ta shitur biznesin dhe liruar hapësirën.
“Më kanë lutë me shit shumë shtrenjt, por nuk e lëshoj vendin. Nuk di ku shkoj dikund tjetër”, thotë Martini. Në këtë bisedë ai flet edhe për rritjen e çmimeve në kafehanet tek “kafet e rakisë” që për shumicën tashmë janë të shtrenjta.
