Ma lirë vjen diçka nga Amerika sesa pasaporta nga Dragodani - Çmimet astronomike të agjencioneve që “endin viza” - NACIONALE

Ma lirë vjen diçka nga Amerika sesa pasaporta nga Dragodani - Çmimet astronomike të agjencioneve që “endin viza”

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Agjencioni gjendet në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Nga aty, ata do të dërgojnë pasaportën me disa dokumente deri tek lagjia Dragodan ku gjendet Ambasada. E nga aty i është dërguar në Emshir. Krejt kjo ecje që edhe me taksin më të sigurt do të kushtonte diku 10 euro, për të gjithë kosovarët që aplikojnë për viza, kjo u kushton 35 euro.

“Tash paramendo, plus mos me ta lëshu vizën, sikur mu”, thotë Anita Nikaj, gazetare në Nacionale, që ka rrëfyer historinë e saj me procedurat e tmerrshme të vizave.

Nuk ka as lidhje nëse në të njejtën adresë do të vijnë tre pasaporta, duhet të paguash për të tretë”, shton ajo. Këtë e kanë konfirmuar edhe disa lexues të tjerë të Nacionales, bile duke na dërguar edhe fakte.

Historia e Anitës ashtu sikurse edhe të tjerat që keni rast t’i dëgjoni në Nacionale duke i kërkuar me #VisaStory, tregon për një rritje të tmerrshme të çmimeve për kosovarët që agjencintë e kontraktuara nga Ambasadat në Kosovë i kanë bërë vitin e fundit. Storja e Anitës gjithashtu qet në pah paaftësinë e këtyre Agjencive për të kuptuar qartë se cilat janë arsyet e aplikimit të vizë, duke rezultuar kështu shpesh edhe “me refuzim të vizës për shkak të keqkuptimeve”.

Por kjo s’është e tëra. Nëse je në moshë e nuk di ta plotësosh ndonjë dokument fare të thjeshtë, të kushton 10 euro. Dëgjoni këtë rrëfim dhe rrëfime të tjera për viza në Nacionale.

Lajme të ngjashme