Klientët e rregullt “të hidhëruar” me disa lokale që nuk po punojnë gjatë ditës në muajin e Ramazanit - NACIONALE

Klientët e rregullt “të hidhëruar” me disa lokale që nuk po punojnë gjatë ditës në muajin e Ramazanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jemi në muajin e Ramazanit, ku shumica e besimtarëve musliman agjërojnë. Agjërimi është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në Kuran. Por, duket se jo të gjithë pajtohen se si të vazhdojmë jetën në përditshmëri derisa ky muaj shtrihet e shtrihet në kohë!

Para iftarit, tek furrat e bukës sheh njerëzit tek presin për të marrë bukë taze, rrugët boshatisen e shumë restorante u shërbjenë klientëve me menytë e iftarit.

Disa fast-food në kryeqytet po qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës në këtë muaj, po punojnë prej kohë së iftarit e deri në syfyr. Kjo për muslimanet, të cilët agjërojnë duket të jetë normale. Por, befasuese po del të jetë për ata që nuk agjërojnë.

Në pauzë të punës në kohë të drekës, u nisëm për të shkuar tek një restorant që servon me ushqime të shpejta. Por, sapo mbërrijtëm, në derën e lokalit të tyre shkruhej “për shkak të muajit të bekuar të Ramazanit punojmë prej iftarit deri në syfyr”.

“Unë ha gjatë tërë kohës këtu, ndërsa tani kjo është mbyllur. Po ne që nuk agjërojmë a nuk duhet të hamë?”, tha njëra nga vajzat.

Pse disa lokale nuk punojnë gjatë ditës në muajin e Ramazanit?, Si e komentojnë?, A u shërbejnë këto lokale vetëm muslimanëve?, A po “hidhërohen” klientët e rregullt?

Për këto dhe përgjigje të tjera, dëgjone podcastin e radhës me Leonorën, Rean e Orselinën:

Lajme të ngjashme