“Kam hy në kredi për këtë videoklip” - beteja e një këngëtari të klasikës në skenën e muzikës moderne
Ai është njëri prej këngëtarëve më të njohur kosovar në skenën e muzikës klasike në rajon dhe në vende të ndryshme të Evropës e Amerikës ku ka performuar. është profesor i teknikës së këndimit në Universitet dhe një trajner i teknikës vokale në shkolla të ndryshme por së fundmi i është rikthyer një pasioni që e ka pasur qysh fëmijë: mikrofonin që i bie këndimin.
Por për dallim prej skenës së muzikës klasike ku egziston një infrastrukturë edhe logjistike dhe njerëzore e profesionistëve që merren me prodhim të muzikës, në skenën e muzikës komerciale në Kosovë është një “xhungël” dhe vlen “ligji” i saj. Por tenori dhe profesori i teknikës vokale, Luan Durmishi nuk e konsideron qaq të rëndësishme që mos t’i hyjë kësaj beteje. Ai ka sjellë projektin e tij të ri muzikor, që është një krijim potent muzikor i krijuar nga një ekip fantastik, me producent Tomor Kuçin.
Videoklipi i këngës është një super projekt artistik. 8 minutësh me përplot storje të fuqishme brenda tij. Por për të realizuar një projekt të tillë - që është vetëm i pari nga një seri e këngëve që do të përfshihen në album - Luani është dashur të hy në kredi. Por kjo nuk ka qenë sfida e vetme. Ai në këtë podcast flet për të tjera sfida përmes të cilave rrëfehet edhe industria e muzikës komerciale në Kosovë.