“Gratë në kuzhinë, burrat në gjumë”: Qysh muaji i Ramazanit po e mirëmban sistemin patriarkal në emër të fesë? - NACIONALE

“Gratë në kuzhinë, burrat në gjumë”: Qysh muaji i Ramazanit po e mirëmban sistemin patriarkal në emër të fesë?

3 vjet më parë

nga Anita Nikaj

Kur jemi në muajin e Ramazanit, muaj i cili përcillet më agjërim për nga komuniteti mysliman, reflektuam mbi rolin e gruas gjatë këtij muaji.

Kur të dy gjinitë (ose sekste) kryejnë ritet fetare në të njëjtën shkallë, barra më e madhe, disi pashmangshëm, gjatë këtij muaji i bie gruas.

Karshi agjërimit tërë ditor, gratë ngarkohen edhe më barrën e përgatitjes së iftarit e syfyrit, duke mos pasur pothuajse aspak ndihmë nga burrat e shtëpisë.

Si fëmijë, Ramazanin e kam parë si një festë e cila ka mbledhur tërë familjen në darkë në një kohë të caktuar. Mirëpo duke reflektuar mbi atë se gratë e familjes kanë qëndruar në kuzhinë disa orë para iftarit ndërsa burrat janë shtrirë për të pushuar, më ka bëre të mendoj nëse agjërimi është i njëjte për të gjithë.

Muaji i Ramazanit, është muaji ku më së shumti shpërfaqët patriarkaliteti, i cili është mirëmbajtur më vite edhe në emër të fesë.

Mirëpo, a është e ndërlidhur më mirëmbajtjen e patriarkalitetit apo me kohën është përdorur nga burrat për të zgjeruar fuqinë e tyre shtypëse?

Çka na tregon sot muaji i Ramazanit nga një perspektivë feministe?

Dëgjone podcastin e radhës me gazetarët Anita Nikaj dhe Mirlind Behluli:

Lajme të ngjashme